Shkatërrohen shtëpitë e kosovarëve në Ulqin (VIDEO)

0
522

Vilat ne Ulcin

Vilat e pushimit të kosovarëve në Ulqin gjatë ditës së djeshme janë thyer e janë demoluar nga persona të pa njohur deri më tani.

Njëri nga pronarë e këtyre shtëpive ka treguar për “Zërin”, se nga 30 vila sa janë gjithsej në këtë lagje të Ulqinit, 11 prej tyre u janë thyer dyer, dritare, u janë vjedhur orendi e mjete të tjera teknike.

Sipas A.K-së, pronari i njërës prej këtyre vilave ka treguar se në këtë lagje ka vetëm shtëpi të shqiptarëve nga Kosova.

A.K po ashtu ka treguar se në momentin kur ka ndodhur ngjarja ai nuk ka qenë në vilën e tij, por që më pas e kanë lajmëruar se edhe vila e tij është vjedhur.

“Dje na kanë lajmëruar që janë thyer disa shtëpi në mesin e tyre është edhe e imja është lagje krejt kosovarë. Prej 30 vilave që janë në këtë lagje, 11 janë të thyera prej ku shumicave edhe u kanë vjedhur orenditë dhe pajisje teknike. Shumicës së tyre u janë thyer dritaret, pasi që hajdutët kanë hyrë nga dritaret brenda në shtëpitë tonë”, ka treguar A.K për “Zërin”

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=3zJpoAsRA4Y” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu