Shkeljet kapitale

0
858

Në raportin mbi investimet kapitale 2011, Auditori i Përgjithshëm gjeti se në disa raste u keqmenaxhua paraja publike. Agjencitë buxhetore kryen pagesa për projekte të cilat nuk figuronin fare në buxhet, pastaj hyjnë në obligime pa pasur fonde dhe projektet e vjetra i prezantuan si të reja.

Agjencitë buxhetore në Kosovë kryejnë pagesa edhe për projekte të cilat nuk parashihen fare me buxhet.

Në raportin mbi investimet kapitale për vitin 2001, Auditori i Përgjithshëm gjeti se paraja publike në këtë mënyrë u keqmenaxhua në së paku dy projekte kapitale. Projektet ishin planifikuar në buxhetin e vitit 2011, por pagesa për të njëjtat u kryen edhe gjatë vitit 2010. Për ketë vit, ato nuk figuronin fare në buxhet.

“Ndërkaq, në Raportin e Progresit të nxjerrë në Programin për Investime Publike, për vitin 2010, mungojnë të dhënat për pagesat e bëra dhe për progresin fizik për këto projekte”, thuhet në raportin e Auditorit.

Përveç kësaj, në raste të caktuara Auditori gjeti se institucionet kishin hyrë në obligime pa pasur fonde të mjaftueshme dhe shndërrimin e projekteve të vjetra si të reja.

Sipas raportit të Auditorit, në njërën prej organizatave buxhetore të testuara janë rishikuar 8 projekte nga buxheti i vitit 2011 për sa i përket realizimit të këtij viti dhe planifikimit për vitin 2012. Nga testimet është vërejtur se të gjitha projektet ishin planifikuar si të reja për vitin 2011. Deri në kohën e auditimit për vitin 2011, ishin bërë pagesa vetëm për katër nga këto projekte të buxhetuara. Për njërin nga projektet data e përfundimit ishte një vit më herët se ajo e fillimit të projektit.

“Por, pasi i kemi testuar gjashtë projekte të reja të planifikuara në buxhet për këtë vit që po ashtu ishin të natyrës së njëjtë me atë të vitit të kaluar, kemi vërejtur se janë krijuar projekte të reja edhe pse pesë nga to ishin të buxhetuara edhe në vitin paraprak”, ka konstatuat Auditori.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu