Shkëlqimi dhe rënia e “shokut” Enver Hoxhaj. Mësoni prapaskenat se si hyri në PDK, e deri te mbetja jashtë qeverie…

0
695

enver hoxhaj

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj para se të aderonte në partinë e drejtuar nga Hashim Thaçi, njihej si një personalitet kritik ndaj zhvillimeve në vend dhe i cili nuk pajtohej me shumë situata atë kohë në Kosovë. Hoxhaj ishte i cili akuzonte rëndë partitë për “kapjen” e Universitetit të Prishtinës- tempullin e dijës.
Mirëpo, nuk kaloj shumë kohë, dhe Enver Hoxhaj iu bashkua PDK-së.
Hoxhaj edhe pse para se të aderonte në PDK, e kritikonte këtë parti, mirëpo, në prapaskenë ai ishte krejt një njeri tjetër.
Ai i shkruante SMS direkt Hashim Thaçit dhe disa njerëzve të fortë të PDK-së se është i gatshëm që të aderoj në PDK, në çdo kohë. Thjeshtë i luste ata, vetëm e vetëm që të hyj në PDK. Kështu të paktën tregojnë njerëzit e Hashim Thaçit.
Dhe Hashim Thaçi ia bëri një vend në parti, njeriut që ka pasur dëshirë ta ketë epitetin e “superintelektualit” në PDK.
Dhe me ardhjen në pushtet, Enver Hoxhaj arriti që të bëhet ministër i Arsimit. Duke premtuar se do ta reformoj arsimin në Kosovë, duke sjellë përvojën perëndimore, Hoxhaj në fakt e shkatërroi sistemin arsimor. Për ato vjet sa ai ishte në krye të kësaj ministrie, pos që u investua në objekte shkollore, në fakt cilësia e arsimit ra për toke. Qoftë në arsimin e lartë, qoftë në arsimin fillor dhe të mesëm.
Pavarësisht këtyre dështimeve, Hashim Thaçi e avancoi Hoxhajn duke e emëruar edhe shef të diplomacisë kosovare.
Edhe gjatë drejtimit të MPJ-së, Hoxhaj për tre vjet e gjysmë e shndërroi këtë diakster në ministri të skandaleve. Me dhjetëra punësime u bën në mënyrë të jashtëligjshme. U akomoduan militantë të shumtë partiak, dhe diplomacia kosovare sot është në një situatë të tmerrshme.
Hoxhaj njihet edhe për servilizmin e madh që e ka ndaj Shefit. Ju kujtohet fjalimi i tij i famshëm që e kishte mbajtur në një Kuvend Zgjedhor të PDK-së, ku kishte treguar një servilitet të paparë, duke deklaruar se “një ditë të gjithë do të bëhemi hi, e emri i Hashim Thaçit do të rroj përfherë”. Serviliteti i tij nuk përfundon këtu.
Hashim Thaçi, e kishte “ngucur” Hoxhajn sa ishte shef i diplomacisë kosovare duke i thënë se shumë po “shëtitet”, Enver Hoxhaj për më shumë se një muaj nuk e bëri asnjë vizitë jashtë shtetit. Kështu thonë njerëz të PDK-së…
E as ky servilitet i paparë, duket se nuk i mjaftoj Enver Hoxhajt për të mbetur në lojë.
Hoxhaj madje, duke i shfrytëzuar lidhjet dhe ndikimin që kishte tek disa medie, arriti që ta promovoj veten si kryeministër i ardhshëm i vendit. Mirëpo, nga sot, ai më nuk do të jetë as pjesë e kabinetit qeveritar. Ai do të mbetet vetëm një deputet. Dhe kthehet profesorllëkut. Është për të dyshuar nëse studentët do ta shohin këtë Enver Hoxhaj me atë që ishte para se të hynte në politikë- përkatësisht PDK!/ Gazeta Blic

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu