Shkëmbimi i territoreve

0
853

Rrëzimi i tabusë të mosprekjes së kufijve

Me këtë ka rënë përfundimisht edhe një tabu, ajo e mosdiskutimit të ndarjes së Kosovës. Kjo rezultonte fatale në pjesët e tjera të rajonit (si te shqiptarët e Maqedonisë dhe serbët e Bosnjës). Por, pasi rasti i Kosovës është sui generis, pra i veçantë dhe unik, tregon se çështja e saj nuk mund të përdoret si ‘recept’ për zgjidhjen e konflikteve të tjera në rajon. U takon vetëm palëve në konflikt të caktojnë kufijtë me të cilët do njihnin njëri-tjetrin.

Shkëmbimi i territoreve

Në fund media zvicerane shkruan edhe për mundësinë e shkëmbimit të territoreve mes Veriut të Kosovës të banuar nga rreth 40 mijë serbë dhe Luginës së Preshevës në jug të Serbisë, të banuar nga 70 mijë shqiptarë.

“Prej kohësh diskutohet mundësia e shkëmbimit të territoreve. Shqiptarët në jug të Serbisë kërkojnë prej kohësh të njëjta të drejta si serbët në Kosovë. Reciprocitet tashmë ka sugjerimin e shkëmbimit të territoreve”.

‘Recepti’ i shkëmbimit nuk është paraparë nga plani i Ahtisarit, megjithatë kjo mund të legjitimohet nga vetë palët: kosovarët dhe serbët. Në komunat ku preken nga shkëmbimi i territoreve mund të mbahet një “referendum kaskadë” që do të legjitimonte ndarjen me një votë plebishitare.

“Ndarja mund të arrihet nëse e lejojnë të gjithë partitë. 19 vjet pas përfundimit të luftës, komuniteti ndërkombëtar e ka kuptuar se marrëveshja afatgjate mund të arrihet vetëm përmes ish-armiqve”, shkruan në fund media zvicerane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu