Shkëmbimi, Palestina liron Gilad Shalit

0
578

 

Shkëmbimi, Palestina liron Gilad Shalit

Gilad Shalit, ushtari izrelit i rrëmbyer në vitin 2006 nga një komando palestineze gjatë operacionit në kufirin mes Izraelit dhe Rripit të Gazës, është liruar. Shalit, i kthyer tashmë në simbolin e tensionit që ekziston në Lindjen e Mesme, është liruar pas 5 vjetësh burgim.

Ndërsa ai është dërguar në Egjipt, në këmbim të tij, qeveria e Jeruzalemit ka liruar 133 të burgosur palestinezë  në Cisjordani. Një tjetër autokolonë me 147 të burgosur ka mbërritur në pikën e kalimit Kerem Shalom, në  afërsi të Rripit të Gazës. Në total, nga Izraeli janë liruar 477 të burgosur, mes të cilëve 27 janë gra.

“Hamas është sjellë mirë me mua. Jam informuar për lirimin tim një javë më parë”, kanë qenë fjalët e para të Shalit, i intervistuar nga një televizion egjiptian.

Ai është shprehur se ka pasur gjithmonë bindjen se një ditë do të ishte i lirë dhe ka shtuar: “Shpresoj që kjo marrëveshje të ndihmojë procesin e paqes mes Izraelit dhe Palestinës”.

Shalit është transferuar në Egjipt përmes pikës së kalimit në Refah, për t’u dërguar më pas në Izrael. Ai është pritur nga kryeministri Benjamin Netanjahu dhe familjarët e tij.

26-vjeçari Shalit ishte kapur në 2006 dhe që atëherë ka pasur shumë tentativa për arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e tij. Negociatat kanë marrë kthesë vetëm në 12 tetor, kur u njoftua për arritjen e marrëveshjes për lirimin e tij, në këmbim të të cilit, qeveria e Netanjahut ka dhënë pëlqimin për lirimin e një mijë palestinëzëve të bugosur në qelitë izraelite.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu