Shkenca Shqiptare e Kosovës dhe Poltikikanët e sotëm

0
692

Libri

Shkenca shqiptare e Kosovës arriti t’i hedhë poshtë dhe t’i demantojë gënjeshtrat shekullore “shkencore të studiuesve” serbë për Kosovën. Mirëpo, këto arritje shkencore historike për Kosovën disa politikanë të sotëm shqiptarë nuk po i dine sa e si duhet, sidomos kur është fjala të ballafaqohen me politikanët serbë të sotëm.

Intervistat e disa përfaqësuesve të Republikës së Kosovës, të dhëna për opinionin e gjerë lidhur me historinë e Kosovës, që janë si polemika të bëra me udhëheqsit barbarë (amokë) të serbosllavisë së vetëquajtur, më nxitën që të shkruaj këtë vështrim.

Dihet se shkencën shqiptare të organizuar në tokat etnike shqiptare të ish-Jugosllavisë, deri para dhjetë vjetësh e ka mjegulluar dhe është munduar në çdo mënyrë ta mbajë nën patronatin e vet Beogradi. Këtë patronat disa studiues, po edhe ndonjë institucion, me punën e vet të mirëfilltë shkencore, nuk e kanë përfillur. Prandaj, me të drejtë studiuesi francez, Michel Roux, i cili doktoroi këto ditë në temën “Shqiptarët në Jugosllavi”, ka konstatuar se gjatë “Regjimit të Titos u lejua arsimi dhe botimi i punimeve të shumta me teza të kundërta nga ato të serbëve, që kanë qenë botuar lirisht, sidomos në vitet 1970-80, nga Instituti Albanologjik i Prishtinës në veçanti. Për një kohë, pra, të shkurtër shkenca shqiptare kosovare arriti t’i hedhë poshtë dhe t’i demantojë gënjeshtrat shekullore “shkencore të studiuesve” serbë për Kosovën. Mirëpo, këto arritje shkencore historike për Kosovën disa politikanë të sotëm shqiptarë nuk po i dine sa e si duhet, sidomos kur është fjala të ballafaqohen me politikanët barbarë serbë të sotëm.

 

Përfaqësuesit e shtetit të Kosovës duhet të konsultohen edhe me shkencëtarë shqiptarë

Po i quajmë politikanët serbë barbarë, shovinistë e fashistë (kurse një përfaqsues i lartë shtetëror gjerman me të drejtë i quajti kriminelë, e një austriakë i pagëzoi amokë) pikërisht në bazë të një vështrimi që e transmetoi Radio-Parisi me titull: “A janë serbët barbarë?” (më 3.VIII. 1992, ora 21). Në këtë vështrim studiuesi thotë se akademikët serbë dhe profesorët e Universitetit të Beogradit janë mentalisht të lënë ose të çmendur, janë nën nivelin e mendimit të nxënësve të shkollave të mesme në Serbi. Prandaj, edhe epitetin barbar duhet ta pranojnë si këshillë për ta e jo si ofendim, me të cilin atribut gjeneratat e tyre serbe do të përcillen edhe 200 vjet dhe vështirë që do të mund ta heqin.

Pasi pati ardhur në krye të njëfarë Serbosllavie një “akademik”, intelektual nga radhët e këtyre barbarëve fashistë dhe amokëve të tërbuar të një partie, me të cilin dhe me të tjerë të ngjashëm me të, përfaqësuesit e shtetit të Kosovës dhe të disa partive politike që po duhet të diskutojnë, është e mira e së mires që për çështjet e Kosovës të konsultohen edhe me shkencëtarë shqiptarë të mirëfilltë. Mendoj se ky konsultim është edhe kërkesë urgjente e kohës, kur dihet se sot po vendoset njëherë e përgjithmonë për fatin e Kosovës, banorët e së cilës përjetuan, gjithmonë tortura dhe gjenocid mizor nën okupimet e njëpasnjëshme serbosllave.

Të dhënat historike bëjnë për të kuptuar se torturat, shpërnguljet, katrahurat dhe gjenolcidin ndaj popullit shqiptar në tokat e të parëve të tyre mijëvjeçarë,

Kishat dhe xhamitë në Republikën e Kosovës janë të zanafillës shqiptare apo thjeshtë shqiptare

Akademia Serbe e antropogjeografëve serbë cvijiçjanë e ka kopjuar si shumbull nga megalomanët fashistë grekë (të cilët gjithashtu shumë më herët kishin vepruar në mënyrë edhe më drastike ndaj shqiptarëve në Greqinë e sotme), dhe kështu, prej më tepër se 120 000 km. kaktrore Shqipëri Etinike, sot kanë mbetur vetëm rreth 45000 km. katrore (në shtetet Shqipëri, Kosovë e Maqedoni). Dhe, këta fqinjët tanë, grekë, serbë, malazezë etj. u ndihmuan sidomos nga Rusia pansllaviste gjithmonë antishqiptare, nga katër konzujt ruse, që ishin konzuj në tokat shqiptare gjatë sundimit të Perandorisë Osmane, prej të cilëve një konzull rus u vra në Mitrovicë, mbase për shkak edhe të xeheve të pasura të arit, plumbit, hekurit etj. (Populli shqiptar vrasjen e tij e përshkruan në këngët popullore historike me emërtimin kangjallozi rus) Këtu po e theksoj edhe konzullin rus i përbetuar antishqiptar, Ivan S. Jastrebovin, i cili para dhe pas Lidhjes Shqiptare të Perzerenit (1878) ishte konzull rus në Perzeren, Dibër dhe Janinë, kah do të caktohet më vonë kufiri famëkeq politik i Shqipërisë. Ky fashist rus mbajti përherë lidhje me qendrën e atëhershme dhe të sotme ortodokse në Stamboll dhe me qarqet osmane, i cili kinse shkroi disa vepra me trillime dhe gënjeshtra për shqiptarët (Kujtoj se ato vepra nuk i shkroi I. S. Jastrebovi, por Akademia Serbe, e cila kah fundi i shekullit XIX ishte si shoqatë me qendër në tokat shqiptare në Shkup, dhe i nënshkruante Jastrebovi si autor (Shih dy veprat e tij, që i kam lexuar: Ivan Stepanović Jastrebov, Stara Srbija i Albanija, Beograd, 1904, ribotim: Stara Srbija, NIP, Priština, 1995; I. S. Jastrebov, Podatci za istoriju srpske crkve, Beograd, 1979, në të cilën thuhet se kinse 1442 kisha në Kosovë janë serbe!).

Në një polemikë poliltike në Gjenevë të Zvicrës, një politikane shoviniste serbe trillon, ndër të tjera, se në Kosovë “nuk ka monumente as historike, as kulturore shqiptare, por ka monumente serbe dhe otomane” (Shih: “Bujku”, 15. VII. 1992, Prishtinë, 1992, f. 4). Kësaj barbareje është dashur për t’iu përgjigjur, se kishat dhe xhamitë në Republikën e Kosovës janë të zanafillës shqiptare apo thjeshtë shqiptare. Themi kështu me plotë gojën, sepse në Kosovë para shekullit XIII nuk ka pasur tjetër populatë pos asaj shqiptare. Përbërja e popullsisë së Kosovës para dhe pas kolonizimit të Kosovës ka qenë gjithmonë mbi 90% shqiptare, ashtu si sot. Apo se sipas antropogjeografit Cvejiq, në fillim të shek. XIX serbë kishte në Kosovë vetëm 5%, dhe nga kjo përqindje del qartë se kishat e Kosovës para islamizimit të shqiptarëve s’kanë mundur të jenë të serbëve pot ë shqiptarëve. Edhe para kësaj kohe, po edhe pas kanë sunduar në Dardani-Kosovë perandori, si romake, bizantine-greke, sllave-serbe, osmane-turke etj. Kur është fjala për kishat dhe krishtërimin në Kosovë, dihet fort mire se serbët e morën krishtërimin vonë, shumë vonë, prej shek. IX e këndej, përkatësisht prej vitit 867-874, dhe atë së pari krishtërimin katolik në Rashkë (kurse në rrethin e Krushevcit të Serbisë kishte në mesjetë edhe 6 fshatra me shqiptarë kaktolikë, me 3 priftërinj shqiptarë në kishat shqiptare), që atëherë konsiderohej kufiri ndërmjet Serbisë dhe Bizantit, apo kufiri etnik ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, ose tek e fundit ndërmjet Serbisë dhe Dardanisë-Kosovës (Shih për këto të dhëna gjerësisht: G. Gjini, Skopsko-prizrenska bizkupija kroz stoljeća, Zagreb, 1968, f. 70, 74). Dhe, për vijimsinë ilire-shqiptare në rrethin e Krushvcit (Krushevacit) të Serbisë, se vetë emri i ojkonimit Krushevc është kalk gjuhësor sllav-serb kruška nga fjala ilire-shqipe darda-dardha, që del nga mendimet e akademikëve, atij shqiptar Eqrem Çabejt dhe bullgar Vl. Georgievit: “Në këtë mes është për të përmendur edhe vërejtja e Vl. Georgievit, që Krushevaci gjindet bash në territorin e Dardanisë së vjetër” (Shih: Dr. E. Çabej, Studime gjuhësore, IV, Prishtinë, 1977, f. 389).

Kështu, prej më tepër se 120 000 km. kaktrorë Shqipëri Etinike, sot kanë mbetur vetëm rreth 45000 km. katrore (në shtetet Shqipëri, Kosovë e Maqedoni)… Dhe, këta fqinjët tanë, grekë, serbë, malazezë etj. u ndihmuan sidomos nga Rusia pansllaviste… Kufiri ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, ose tek e fundit ndërmjet Serbisë dhe Dardanisë-Kosovës (Shih për këto të dhëna gjerësisht: G. Gjini, Skopsko-prizrenska bizkupija kroz stoljeća, Zagreb, 1968, f. 70, 74). Dhe, për vijimsinë ilire-shqiptare në rrethin e Krushvcit (Krushevacit) të Serbisë, se vetë emri i ojkonimit Krushevc është kalk gjuhësor sllav-serb kruška nga fjala ilire-shqipe darda-dardha, që del nga mendimet e akademikëve, atij shqiptar Eqrem Çabejt dhe bullgar Vl. Georgievit.

 

Dhe më në fund, për serbët e Kosovës se nuk kanë zanafillë të mirëfilltë sllave, argumentojnë mendimet e dy sllavistëve të njohur, historianit çek Konstantin Jireçekut dhe gjuhëtarës ruse A. Desnickajës. K. Jireçeku, kur “flet për një shtazë të egër e të zbutur (boves perferi tur turan) në Dardani” thotë se “Në gjuhën kishtare sllave kjo shtazë quhet zezhber, serbisht zub, për gjurmët e së cilës shtazë në emrat e vendeve ballkanike kemi pak shembuj, dhe atë “në mes të Nishit e Sofjes” (K. Jireček, Historia e serbëve, Beograd, 1988, f. 8). Ndërkaq, sllavistja A. Desnickaja nga Rusija bën të ditur që “gjuhët ballkanike, thotë Sanfeldi, nga ana sintaktike e tyre u ngjajnë gjuhëve që janë gjenetikisht të afërta…, dhe se serbishtja ndryshon vetëm nëpërmjet të folmeve të saja lindore”, që dëshmohet tërthorazi apo drejtpërdrejt se në jug të Nishit, pra në Dardaninë-Kosovën e moçme nuk ka sllavë-serbë të ardhur (A. Desnickaja në “Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, nr. 7/1962, f. 153, 155).

Dorëzimi kombëtar dhe ndërkombëtar para propagandës shoneve serbe të Cvijiqit, çubrilloviqit,Qosiqit..?!

Tashti po e marrim në shqyrtim shkurtimisht intervistën trilluese të një barbari e amoku të përbetuar kundër shqiptarëve, të dhënë në gazetën franceze “Le monde” dhe “Quotidien”, Dobrica Qosiqi, siç e quajnë serbët babai i kombit (shih “Bujku”, 14.VII. 1992, f. 4). Porse, rrenët e kulluara të këtij barbari, kur gënjen se “për 300 000, përkatësisht 1 500 000 shqiptarë janë shtetas tebdilë me prejardhje nga Shqipëria, të cilët duhet të dëbohen nga Kosova”, është plan porsi laboratori i Çubrilloviqit dhe i Akademisë Fashiste Serbe. Këto gënjeshtëra të këtij fashisti duhet për t’ia qitur në lendinë me kundërargumente bindëse shkencore, se shumë më shumë shqiptarë, nga torturat e masakrimet serbe janë shpërngulur nga Kosova në Shqipëri se sa nga Shqipëria në Kosovë, të cilët nga Kosova u shpërngulën si lumë njerëzish të vdekur për Kosovën, nga e cila shpërngulje u frymëzua edhe shkrimtari Jakov Xoxa dhe e shkroi romanin “Lumi i vdekur”. Nga persekutimet dhe gjenocidi serb kundër shqiptarëve, shqiptarët u detyruan të shpërngulen jo vetëm në Shqipëri, porse edhe në Turqi, ku mendohet se sot ka me prejardhje shqiptare më së 5-6 milion banorë. Shqiptarët u shpërngulën edhe në Amerikë, sidomos nga Mali i Zi, Greqia e Maqedonia. Këtij shovinisti serbomadh, i njohur qysh nga programi famëkeq Marjanoviq-Qosiq i vitit 1967-68, si dhe të Memorandumit më të ri të Akademisë Serbe, është dashur bërë me dije se mjaft toka shqiptare janë shkretuar, duke i përzënë regjimi serb me dhunë të paparë. si p. sh. janë shpërngulë prej më se 700 fshatrave shqiptare të Sanxhaku të Nishit, që shqiptarët shtriheshin deri përmbi Nish te toponimi popullor shqiptar Molla e Kuqe. Mandej, janë shpërnguljet e shqiptarëve nga viset e Malit të Zi, që nga rrethet e Budvës, Nikshiqit, Tivarit etj., si dhe nga Maqedonia për Turqi, nga rrethet e Velesit, Manastirit etj. Si përfundim po theksojmë se shqiptarët janë asimiluar nëpër më së 700 fshatra të Greqisë.

Kosova banohet mbi 90 për qind me shqiptarë

Për shpërnguljen dhe asimilimin e iliro-shqiptarëve nga tokat e tyre autoktone, sidomos për asimilimin e shqiptarëve krishterë nga regjimet e dhunshme, sidomos duke u asimiluar në grekë e sllavë (serbë, malazezë e maqedonë-bullgarë) gjatë shekujve të fundit, kujtoj se hedh dtitë tërthorazi edhe mendimi i Profesor Eqrem Çabejt, që po e citoj gjerësisht: “Kështu shohim se si që në kohët më të lashta fise ilire shtrihen më njëren anë andej detit në Itali, më anën tjetër në Hellas, në Dardani, Maqedhoni (Maqedoninë antike-R. D.) e Trakie gjer në Bosfor: duke kontribuar atje në mbrujtjen e nacionit italik, këtu në formimin e nacionit helenik e trak, më vonë të nacioneve serbe, greke së re e turke. Jo vetëm Mesapë e Japigë, Tribalë, Dardanas, Peonë e të tjerë janë ilirë: edhe Maqedhonas e Doras janë lidhur ngushtë me elementin ilir” (Dr. E. Çabej, Studime gjuhësore, nr. 5, 1977, f.108).

Prandaj, ka ardhur koha që o sot o kurrë t’ua ndalim turrin këtyre barbarëve me tipare mesjetare serbe, greke e maqedone (bullgare) dhe duhet të qendrojmë stoikisht për t’i realizuar të drejtat tona, sepse: asnjë republikë e ish – Jugosllavisë nuk ishte dhe nuk është as sot etnikisht e pastër siç është Republika e Kosovës me më shumë se 90 % me populatë shqiptare. Dhe se Serbia, prej një pashalleku të dikurshëm të Beogradit, synon ta mbajë si koloni Kosovën Shqiptare. Vetëvendosja ose pavarësia e një populli apo e një gurpi etnik në një tërësi tokësore, siç jemi ne në Kosovë, parashihet edhe me Gjyqin Ndërkombëtar të Hagës dhe me institucionet të tjera ndërkombëtare.

 

Kosova si Dardani e dikurshme ishte si shtet qysh në antikë me kufij dhe popullatë dardane-shqiptare, ashtu siç ishte më vonë Vilajeti i Kosovës si shtet shqiptar gjatë sundimit osmano-turk, e në vitin 1943-44 në Konferencën historike të Bujanit, ku kishte pjesëmarrës edhe serbë e malazezë, dhe ku ishte edhe një përfaqësues anglez: është vendosur njëzëri që Kosova t’i bashkohet Shqipërisë. E, me Kushtetutën e vitit 1974 Kosova është element Konstituiv i ish-Jugosllavisë, ashtu siç ishin edhe gjashtë republikat të tjera. Fundi i fundit, vetë populli shqiptar i Kosovës prej 90 % e më tepër është përcaktuar me referendum për Republikën e Pavarur të Kosovës si minimum, të cilin cak e ka treguar edhe me vullnetin e shprehur në zgjedhjet presidenciale të majit të këtij viti (1992), të cilat janë votime dhe vendime të shenjta të popullit shqiptar të Kososvës dhe askush nuk mund të luajë me to…..

Pra, udhëheqësit e sotëm dhe të ardhshëm të Republikës së Kosovës duhet t’i kenë parasysh këto dhe shumë të dhëna të tjera, për të cilat duhet të konsultohen edhe me punëtorë shkencor të Akadaemisë së Shkencave e Arteve të Kosovës, të Institutit Albanologjjik, të Universitetit të Kosovës, të Institutit të Historisë etj., ashtu si kanë vepruar shpeshherë politikanët e shteteve me traditë shtetërore, si Franca, Austria, Bullgaria etj., kur janë gjendur në pozitat më të vështira shtetërore.

 

Para vitit 1200 u ndërtuan shumë kisha e manastire shqiptare nëpër Kosovë, dhe kursesi nuk mund të quhen sot vetëm kisha serbe, po kisha të uzurpuara nga ata pak serbë, që ishin shqiptarë po nuk u islamizuan, dhe me kohë si shqiptarë ortodoksë përreth kishave të fuqishme mesjetare u bënë serbë.

Për praninë e iliro-shqiptarëve apo dardano-shqiptarëve të ritit katolik dhe ortodoks në Sanxhakun e Nishit flet bindshëm edhe e dhëna se prifti dhe shkrimtari i njohur shqiptar Pjetër Budi, i lindur në Mat të Shqipërisë, merr pjesë në “Kuvendin e mbajtur më 1616 në Prokoplje (Prokupla e sotme-R. D.), dhe që Budi të ketë qenë ndër organizatorët e këtij Kuvendi” (Shih “Historia e letërsisë shqipe”, I-II, Prishtinë, 1968, f. 160). Gjithashtu, në atë pjesë të Sanxhakut të Nishit, ku mori pjesë në luftën e aleatëve evropian Skënderbeu dhe prej andej u kthye në vendlindjen e tij në Krujë (që luftoi kundër Perandorisë Otomane më së një çerek të shek. XV), më vonë Hasan Zyko Kamberi nga fshati Starje i Kolonjës së Shqipërisë Jugore, “më 1789, në moshë të thyer, mori pjesë si mercenar në luftën turko-austriake, në Semender (Smederevë përmbi Nish-R. D.) mbi Danub, i cili vuajti shumë në këtë luftë…” (Shih gjithashtu në librin Hist. letër. shqipe, f. 206).
Të gjitha kishat ortodokse mesjetare në Kosovë dhe në Serbinë e sotmë ishin iliro-shqiptare

Për kontinuitetin iliro-shqiptar apo autoktoninë e shqiptarëve në Serbi flasin edhe shumë vepra të autorëve serbë, kroat dhe shqiptarë (si Fanulla Papazoglut, dr. Milan Shuflajt, Ilarion Ruvarac, Lj. R. Kozheljac etj.), porse këtu nuk po flasim më gjerësisht. Pra, po del qartë se plot nëntë ose trembëdhjetë shekuj para ardhjes së sundimtarëve serbë dhe pushtimit të tokave e uzurpimit të kishave shqiptare të Kosovës, kishte lulëzuar krishtërimi iliro-shqiptar në Dardani-Kosovë, konkludim që vërtetohet edhe me Kartën e Hilindarës të vitit 1200, kur edhe Shtjefen Nemanjidi i parë i kurorëzuar i pushton tokat shqiptare të Kosovës (Shih: A. V. Solovjev, Karta e Hilandarit e zhupanit të madh, Stefanit, të kurorëzuarit të parë, e vitit 1200-1202 , Beograd, 1926, f. 6:”). Kështu, si toka shqiptare duhet kuptuar toka me shqiptarë të konfesionit katolik, kurse si toka greke-toka të banuara me shqiptarë ortodoksë, e, siç po shihet askund në këtë dokument, edhepse sllav-serb nuk përmenden serbët. Prandaj, gjatë kësaj kohe mesjetare parasllave, para vitit 1200 u ndërtuan kishat e manastiret e shumta nëpër fshatra e qytete kosovare si kisha shqiptare, dhe kursesi nuk mund të quhen sot vetëm kisha serbe, po kisha të uzurpuara nga ata pak serbë, që ishin shqiptarë po nuk u islamizuan, dhe me kohë si shqiptarë ortodoksë përreth kishave të fuqishme mesjetare më vonë u përcaktuan etnikisht serbë. Krishtërimi parasllav i iliro-shqiptarëve në Dardani-Kosovë dëshmohet bindshëm edhe me të dhënën se, qysh në fillim të shekullit II të erës sonë, gjatë sundimit të perandorisë romake, është përhapur krishtërimi permes martirëve krishterë dardanë Florit e Laurit (shih vep. e lartcit. të G. Gjinit, f. 23).

Ndërkaq, pra, të dhënat e burimeve shkrimore, e sidomos të terrenit, flasin qartë se serbët vendës të Kosovës, apo si përdoret në traditën shqiptare të Kosovës shkiet rajë, nuk janë me prejardhje sllave-serbë të mirëfilltë, por janë popullatë me origjinë më tepër thrakase se sa ilire, e mbetur si mbeturinë përreth disa kishave të fuqishme mesjetare. Pushtuesit osmano-turq kishat e ritit katolik në Kosovë i shkatërruan (rrëxuan-zhdukën), kurse disa kisha ortodokse s’i prekën, duke pasur një respekt ndaj tempujve fetarë ortodoks me qendër në Stamboll, e përreth tyre mbeti një pjesë e populatës trakase-ilire-shqiptare e paislamizuar, e cila duke e ruajtur me pasion krishtërimin ortodoks iliro-shqiptar, me kohë gjatë shek. XVII-XVIII u përcaktuan edhe si serbë të derisotëm.

Serbët e Kosovës kanë fise sikur edhe shqiptarët

Porse, përreth këtyre kishave mbetën pa u islamizuar edhe disa shqiptarë të ritit katolik të mbrojtur tërthorazi prej këtyre kishave ortodokse, të cilët jetonin dhe jetojnë në të njëjtën lagje apo oborr me serbët dhe kanë shumë elemente të përbashkëta dhe të njëjta të trashëguara brez pas brezi. Këto të dhëna dëshmohen bindshëm edhe sot në terrenin kosovar, si për shembull nëpër fshatrat e Llapushës, përreth kishave në Dollc, Dersnik, Pogragjë, Klinë, si dhe nëpër qytetet Pejë, Perzeren e Prishtinë, e të dhëna të tilla ka përplot në trojet shqiptare, që presin të mblidhen dhe të ndriçohen shkencërisht. Pra, përreth këtyre kishave të fuqishme mesjetare, nëpër këto vendbanime jetojnë banorë të riteve katolike (shqiptarë katolikë), ortodokse (serbë ortodoksë) dhe myslimanë (shqiptarë dhe nëpër qytetet Perzeren e Prishtinë edhe turq?), që i flasin të tri gjuhët).

Mandej, se të parët e serbëve rajë të Kosovës ishin shqiptarë dëshmohet me të dhënat etnografike e etnologjike, se pleqtë e tyre e flitnin, e edhe sot e flasin, shqipen si shqiptarët, që e ruajtën si relikt të gjuhës së të parëve të tyre si gjuhë amtare (kurse pleqtë e shqiptarëve nuk dinin e nuk dine as sot serbisht). Serbët vendës të Kosovës kanë fise si shqiptarët: Gashiç, Shaljiç, Kastratoviç etj. Serbët edhe sot kanë patronime ilire-shqiptare porsi shqiptarët: Baciç, Maziç, Baliç, Luliç, Maletiç, Dashiç, Bardiç etj. Kanë dhe përodorin elemente të përbashkëta apo të njëjta krishtere si shqiptarët e konfesionit katolik, të cilat burojnë nga periudha romake-shqiptare parasllave etj. Kanë dhe përdorin përplot fjalë dhe mikrotoponime e patronime të burimit latin e grek, që i morën gjatë periudhës kohore parasllave. Pllakat e gjetura nëpër disa kisha janë të shkruara në gjuhën latine: si p. sh. në Kishën e Graçanicës, që edhe sot i ka disa shkrime romake në themelet mbi tokë (shih për këtë: M. Gjurgjeviç, Memoare nga Ballkani, 1858-1878, Sarajevë, 1910, f. 54: “Themelet e asaj kishe janë ndërtuar mbi pllakat e varrezave romake…..,prandaj , në to mund të lexohen emra, vite etj., në gjuhën latine”), si dhe në dy pllaka të gjetura në oborrin e Kishës ortodokse, sot serbe të Dersnikut (municipiumit të njohur ilir), të cilat janë të shkruara në gjuhën latine, njëren prej të cilave shqiptarët e kanë marrë dhe e kanë dërguar në kishën e sotme shqiptare të Zallkuqanit (Zllakuqanit). Prandaj, po shihet qartë se themelet e Kishës së Graçanicës dhe të pllakave të Kishës së Dersnikut (për të cilën shqiptarët thoshin se ka qenë e jona, e quajmë Shën Premtja e serbët e uzurpuan dhe e bënë “Sveti Petka”, porsi një kishë të Perzerenit), janë të shkruara në gjuhën latine e jo as bizantine-greke e as sllave-serbe, dmth. janë të zanafillës parasllave romake-shqiptare.

Serbët vendës të Kosovës kanë fise si shqiptarët: Gashiç, Shaljiç, Kastratoviç etj. Serbët edhe sot kanë patronime ilire-shqiptare porsi shqiptarët: Baciç, Maziç, Baliç, Luliç, Maletiç, Dashiç, Bardiç etj…. Pllakat e gjetura nëpër disa kisha janë të shkruara në gjuhën latine: si p. sh. në Kishën e Graçanicës, që edhe sot i ka disa shkrime romake në themelet mbi tokë dhe pllakave të Kishës së Dersnikut (për të cilën shqiptarët thoshin se ka qenë e jona, e quajmë Shën Premtja e serbët e uzurpuan dhe e bënë “Sveti Petka”, porsi një kishë të Perzerenit.

 

Dhe më në fund, për serbët e Kosovës se nuk kanë zanafillë të mirëfilltë sllave, argumentojnë mendimet e dy sllavistëve të njohur, historianit çek Konstantin Jireçekut dhe gjuhëtarës ruse A. Desnickajës. K. Jireçeku, kur “flet për një shtazë të egër e të zbutur (boves perferi tur turan) në Dardani” thotë se “Në gjuhën kishtare sllave kjo shtazë quhet zezhber, serbisht zub, për gjurmët e së cilës shtazë në emrat e vendeve ballkanike kemi pak shembuj, dhe atë “në mes të Nishit e Sofjes” (K. Jireček, Historia e serbëve, Beograd, 1988, f. 8). Ndërkaq, sllavistja A. Desnickaja nga Rusija bën të ditur që “gjuhët ballkanike, thotë Sanfeldi, nga ana sintaktike e tyre u ngjajnë gjuhëve që janë gjenetikisht të afërta…, dhe se serbishtja ndryshon vetëm nëpërmjet të folmeve të saja lindore”, që dëshmohet tërthorazi apo drejtpërdrejt se në jug të Nishit, pra në Dardaninë-Kosovën e moçme nuk ka sllavë-serbë të ardhur (A. Desnickaja në “Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, nr. 7/1962, f. 153, 155).

 

Dorëzimi kombëtar dhe ndërkombëtar para propagandës shoneve serbe të Cvijiqit, çubrilloviqit,Qosiqit..?!

 

Tashti po e marrim në shqyrtim shkurtimisht intervistën trilluese të një barbari e amoku të përbetuar kundër shqiptarëve, të dhënë në gazetën franceze “Le monde” dhe “Quotidien”, Dobrica Qosiqi, siç e quajnë serbët babai i kombit (shih “Bujku”, 14.VII. 1992, f. 4). Porse, rrenët e kulluara të këtij barbari, kur gënjen se “për 300 000, përkatësisht 1 500 000 shqiptarë janë shtetas tebdilë me prejardhje nga Shqipëria, të cilët duhet të dëbohen nga Kosova”, është plan porsi laboratori i Çubrilloviqit dhe i Akademisë Fashiste Serbe. Këto gënjeshtëra të këtij fashisti duhet për t’ia qitur në lendinë me kundërargumente bindëse shkencore, se shumë më shumë shqiptarë, nga torturat e masakrimet serbe janë shpërngulur nga Kosova në Shqipëri se sa nga Shqipëria në Kosovë, të cilët nga Kosova u shpërngulën si lumë njerëzish të vdekur për Kosovën, nga e cila shpërngulje u frymëzua edhe shkrimtari Jakov Xoxa dhe e shkroi romanin “Lumi i vdekur”. Nga persekutimet dhe gjenocidi serb kundër shqiptarëve, shqiptarët u detyruan të shpërngulen jo vetëm në Shqipëri, porse edhe në Turqi, ku mendohet se sot ka me prejardhje shqiptare më së 5-6 milion banorë. Shqiptarët u shpërngulën edhe në Amerikë, sidomos nga Mali i Zi, Greqia e Maqedonia. Këtij shovinisti serbomadh, i njohur qysh nga programi famëkeq Marjanoviq-Qosiq i vitit 1967-68, si dhe të Memorandumit më të ri të Akademisë Serbe, është dashur bërë me dije se mjaft toka shqiptare janë shkretuar, duke i përzënë regjimi serb me dhunë të paparë. si p. sh. janë shpërngulë prej më se 700 fshatrave shqiptare të Sanxhaku të Nishit, që shqiptarët shtriheshin deri përmbi Nish te toponimi popullor shqiptar Molla e Kuqe. Mandej, janë shpërnguljet e shqiptarëve nga viset e Malit të Zi, që nga rrethet e Budvës, Nikshiqit, Tivarit etj., si dhe nga Maqedonia për Turqi, nga rrethet e Velesit, Manastirit etj. Si përfundim po theksojmë se shqiptarët janë asimiluar nëpër më së 700 fshatra të Greqisë.

 

Kosova banohet mbi 90 për qind me shqiptarë

 

Për shpërnguljen dhe asimilimin e iliro-shqiptarëve nga tokat e tyre autoktone, sidomos për asimilimin e shqiptarëve krishterë nga regjimet e dhunshme, sidomos duke u asimiluar në grekë e sllavë (serbë, malazezë e maqedonë-bullgarë) gjatë shekujve të fundit, kujtoj se hedh dtitë tërthorazi edhe mendimi i Profesor Eqrem Çabejt, që po e citoj gjerësisht: “Kështu shohim se si që në kohët më të lashta fise ilire shtrihen më njëren anë andej detit në Itali, më anën tjetër në Hellas, në Dardani, Maqedhoni (Maqedoninë antike-R. D.) e Trakie gjer në Bosfor: duke kontribuar atje në mbrujtjen e nacionit italik, këtu në formimin e nacionit helenik e trak, më vonë të nacioneve serbe, greke së re e turke. Jo vetëm Mesapë e Japigë, Tribalë, Dardanas, Peonë e të tjerë janë ilirë: edhe Maqedhonas e Doras janë lidhur ngushtë me elementin ilir” (Dr. E. Çabej, Studime gjuhësore, nr. 5, 1977, f.108).

 

Prandaj, ka ardhur koha që o sot o kurrë t’ua ndalim turrin këtyre barbarëve me tipare mesjetare serbe, greke e maqedone (bullgare) dhe duhet të qendrojmë stoikisht për t’i realizuar të drejtat tona, sepse: asnjë republikë e ish – Jugosllavisë nuk ishte dhe nuk është as sot etnikisht e pastër siç është Republika e Kosovës me më shumë se 90 % me populatë shqiptare. Dhe se Serbia, prej një pashalleku të dikurshëm të Beogradit, synon ta mbajë si koloni Kosovën Shqiptare. Vetëvendosja ose pavarësia e një populli apo e një gurpi etnik në një tërësi tokësore, siç jemi ne në Kosovë, parashihet edhe me Gjyqin Ndërkombëtar të Hagës dhe me institucionet të tjera ndërkombëtare.

 

Kosova si Dardani e dikurshme ishte si shtet qysh në antikë me kufij dhe popullatë dardane-shqiptare, ashtu siç ishte më vonë Vilajeti i Kosovës si shtet shqiptar gjatë sundimit osmano-turk, e në vitin 1943-44 në Konferencën historike të Bujanit, ku kishte pjesëmarrës edhe serbë e malazezë, dhe ku ishte edhe një përfaqësues anglez: është vendosur njëzëri që Kosova t’i bashkohet Shqipërisë. E, me Kushtetutën e vitit 1974 Kosova është element Konstituiv i ish-Jugosllavisë, ashtu siç ishin edhe gjashtë republikat të tjera. Fundi i fundit, vetë populli shqiptar i Kosovës prej 90 % e më tepër është përcaktuar me referendum për Republikën e Pavarur të Kosovës si minimum, të cilin cak e ka treguar edhe me vullnetin e shprehur në zgjedhjet presidenciale të majit të këtij viti (1992), të cilat janë votime dhe vendime të shenjta të popullit shqiptar të Kososvës dhe askush nuk mund të luajë me to…..

 

Pra, udhëheqësit e sotëm dhe të ardhshëm të Republikës së Kosovës duhet t’i kenë parasysh këto dhe shumë të dhëna të tjera, për të cilat duhet të konsultohen edhe me punëtorë shkencor të Akadaemisë së Shkencave e Arteve të Kosovës, të Institutit Albanologjjik, të Universitetit të Kosovës, të Institutit të Historisë etj., ashtu si kanë vepruar shpeshherë politikanët e shteteve me traditë shtetërore, si Franca, Austria, Bullgaria etj., kur janë gjendur në pozitat më të vështira shtetërore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu