Shkollat greke në Shqipëri, Greqia siguron financimin

0
668

Edhe pse ishte paralajmëruar mbyllja e tyre për shkak të krizës, dy shkollat greke që ndodhen në Himarë dhe Korçë do të vazhdojnë punën e tyre në vitin e ardhshëm akademik i cili nis në shtator. Lajmi u konfirmua nga ministri i jashtëm i Greqisë, Stavros Lambrinidis i cili gjatë fjalës së tij në parlamentin grek theksoi se qeveria arriti ti sigurojë financimet e nevojshme për vazhdimin e punës së shkollave “Omiros” në qytetin e Korçës dhe Himarës.

“Pavarësisht vështirësive, qeveria po bën të pamundurën që të sigurojë financimet e nevojshme në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit. Megjithatë, nevojat emergjente për të vazhduar mësimdhënia në shkollat “Omiros” janë siguruar”, theksoi Lambrinidis.

Ndërkohë, në seancën e sotme parlamentare, deputeti i partisë Demokracia e Re, Harakopulos, tha se fakti që në Korçë dhe Himarë, zona të cilat që në kohën e Enver Hoxhës nuk njihen si minoritet, ekzistojnë këto shkolla pasi aty mësohet gjuha greke.

Lajmi për mbylljen e shkollave greke u bë i ditur në qershor të këtij viti dhe qeveria greke mori disa kërkesa nga shoqata “Omonia” për sigurimin e financimeve për to. Edhe opozita greke e cila përfshin partinë “Demokracia e Re” e Antonis Samaras si dhe ekstremin e djathtë LAOS, ushtroi presion mbi qeverinë “Papandreu”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu