Shkon në 17 numri i partive shqiptare në Maqedoni

0
689

levizja BESA

Ky subjekt i ri do ta çojë në 17 numrin e përgjithshëm të partive politike shqiptare në Maqedoni.

Shqiptarët e Maqedonisë kanë prezantuar një ditë më parë në Shkup lëvizjen “BESA”, partia më e re politike.

Prezantimi i kësaj partie është bërë në mjediset e një hoteli në Shkup, ndërsa në të merrnin pjesë ish-politikani Alaedin Demiri, filozofi maqedonas me origjinë Boshnjake dhe kryetar i Akademisë Boshnjake të Shkencave dhe Arteve (BANU) Ferid Muhiç, përfaqësues politikë nga Shqipëria dhe Kosova dhe shumë të rinj nga i gjithë vendi.

Sipas krerëve të saj, në Maqedoni për herë të parë shfaqet një lëvizje ku shqiptarët nuk janë bashkuar sepse kanë lënë apo janë mërzitur nga një parti tjetër, por kjo është një nismë e cila vjen nga bashkimi i të rinjve shqiptarë. Në ceremoni anëtarët nismëtarë janë prezantuar një nga një.

Një nga ideologët dhe themeluesit e saj, Afrim Gashi ka thekuar se është e nevojshme krijimi i një qeverie të re ku me anë të një marrëveshjeje të përfshihen kombësitë më të mëdha që jetojnë në Maqedoni, maqedonasit dhe shqiptarët në simetri me kombësitë e tjera dhe jo si në 1945, 1991 ose 2001 e cila u krijua me presione.

Duke u bërë e qartë se me këtë a-simetri suksesi nuk do të jetë i mundur, u theksua se ata do ti japin rëndësi çështjeve në luftën kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit, Zhvillimi ekonomik rajonal dhe kombëtar pa diskriminim, ku të mbizotërojë liria dhe barazia.

Ky subjekt i ri do ta çojë në 17 numrin e përgjithshëm të partive politike shqiptare në Maqedoni.

/Shekulli Online/E.G/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu