Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili është shprehur shumë i nervozuar lidhur me mos publikim e emrit të tij në listat e veteranëve.
Duke për folur për RTV21, Ismaili ka thënë se informacionin për mos publikim e emrit të tij e ka marrë prej një gazete.
“Mora thirrje prej një gazete e më thanë që s’po ta gjejmë emrin. Mu duk e çuditshme që ju kujtua dikujt me këqyr ku jam unë”, ka thënë Ismaili, duke shtuar se kjo ka të bëjë me një gabim, mirëpo a është gabim teknik apo i qëllimshëm nuk e di, transmeton Indeksonline.
Ismaili më pa ka theksuar se nuk ka Zot që mundet të ia mohon meritën dhe kontributin e tij dhënë gjatë luftës.
Ndërkaq Shkumbin Demalija, përfaqësues i Zonës së Dukagjinit në komisionin për verifikimin e veteranëve tha se është shqetësuese reagimi i atyre që nuk janë në listat e publikuara dje.
Ai ka shtuar se ka një listë të tërë të veteranëve që ende nuk është publikuar.
“Janë ushtarët e Prapaqanit që nuk gjenden në asnjë listë, dhe nuk dua të besojë që ka pasur involvim nga jashtë në sekretari për mos publikimin e këtyre emrave”, ka thënë Demailja.
Demalija më pas ka shtuar se mos publikimi i emrit të heroit Tahir Zemaj është në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe është në duar të Rrustem Berishës.
E në anën tjetër, Fisnik Ismaili ka thënë se nuk ka koment lidhur me mos publikimin e emrit të Tahir Zemajt.
“Nuk kamë koment për këtë punë, është çështje që e prek edhe ligjin, fuqimisht besoj se çdo person pavarësisht bindjeve politike, çdo njeri që e ka prek pushkën, e ka luftuar dhe e ka marrë guximin me kontribu dhe me u flijua për këtë vend nuk guxon ti mohohet e drejta e veteranit”, ka thënë Ismaili.