Shkumbin Mehmeti: Deshmitar i Prokuroris Serbe per Krime Lufte

0
538

Shkumbin Mehmeti: Deshmitar i Prokuroris Serbe per Krime Lufte

  • Shkumbin Mehmeti, i dënuar me 30 vjet burgim për sulmin, që u konsiderua terrorist, i ndodhur në vitin 2004, ndaj pjesëtarëve të UNMIK-ut, më 6 shtator 2012 kishte shkruar një deklaratë të cilën e kishte deponuar në Prokurorinë serbe për Krime Lufte, në të cilën shpjegonte versionin e tij se si bashkë me grupin e tij, kishin kryer vrasjen e dy pjesëtarëve të misionit të OKB-së në Kosovë.

 

  • Në deklaratën e tij, përmenden edhe dy të arrestuarit e EULEX-it dhe PK-së në aksionin e së mërkurës, dhe i ekstraduari nga Gjermania.

Gazeta Express, më 11 mars 2016 kishte publikuar prova sesi Shkumbin Mehmeti ishte rekrutuar nga Nazim Bllaca për të qenë dëshmitar në favor të autoriteteve në Serbi.
Bllaca në një komunikim të cilin e kishte siguruar Express, i tregonte Prokurorisë për Krime Lufte në Serbi, se Mehmetin, po ashtu, e kishte ofruar tek EULEX-i për t’u bërë dëshmitar bashkëpunues nga burgu.

I dënuari për sulmin ndaj UNMIK-ut, në deklaratën që e deponoi në Prokurorinë serbe, përmes Nazim Bllacës, shpjegon versionin e tij për ngjarjen e 24 marsit 2004.

Aty, ai implikon në vrasjen e policëve të UNMIK-ut edhe gjithë bashkë të akuzuarit e tjerë, që më pas u liruan nga Gjykata e Qarkut e Prishtinës, e cila më 9 nëntor 2007 shpalli fajtor për terrorizëm vetëm Shkumbin Mehmetin, derisa liroi nga akuzat Nazim Kadriun, Arben Ahmetin, Arsim Rashitin, Jeton Sylejmanin, Osman Kelmendin, Florim Ejupin, Xhavit Kosumin, Faik Shaqirin, Nezir Kelmendin, Irfan Ademin, Xhafer Zymberajn dhe Bajram Kiqmarin.

Kiqmari, të mërkurën u arrestua sërish nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës, bashkë me Alban Dizdarin, raporton Gazeta Express. Arrestimi i tyre u bë gjatë një aksioni bastisjesh në disa lokacione të ndryshe të Kosovës, në kërkim të zbardhjes të po të njëjtit rast. Pak ditë më herët, në Gjermani, për të njëjtat dyshime ishte arrestuar edhe Faik Shaqiri, për t’u ekstraduar në Kosovë.

Ndonëse, Bajram Kiqmari dhe Faik Shaqiri ishin arrestuar e akuzuar edhe më parë për të njëjtin rast, Alban Dizdari për herë të parë bie në duart e autoriteteve të sigurisë, si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e dy pjesëtarëve të UNMIK-ut dhe tentim-vrasjen e dy tjerëve.

Megjithatë, Alban Dizdari, ashtu sikurse ish-të akuzuarit tjerë, përmendej në letrën e Shkumbin Mehmetit. Madje, për Dizdarin, Shkumbin Mehmeti në deklaratën e tij thotë se për dallim nga pjesëmarrësit tjerë nuk e kishte të rregulluar maskën derisa ishte kryer akti i cilësuar terrorist i vitit 2004.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu