Shkup, 17 të arrestuar në operacionin “Spiuni”

0
721

Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka dhënë detaje të tjera lidhur me operacionin e arrestimeve për rastin e koduar “Spiuni’.

Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski deklaroi se janë arrestuar 17 veta, ndërsa gjithsejt të dyshuar janë 22 veta, dhe se ata dyshohen për spiunim dhe bashkëveprim në vepra kriminale, duke i përcjellë informacione të besueshme shërbimeve të huaja sekrete. Kotevski theksoi se hetimet mbi këtë kishin nisur para dy viteve dhe se dy nga të dyshuarit janë në arrati.

“Të gjithë të ndaluarit dhe dyshuarit në arrati akuzohen për spiunim dhe bashkëveprimtari kriminale. Një pjesë e tyre dyshohen edhe për mashtrim. Gjatë bastisjeve të shtëpive të tyre janë gjetur materiale të ndryshme të besueshme dhe të klasifikuara, kompjuterë dhe materiale tjera, të cilat i ishin përcjellur shërbimeve të huaja sekrete”, deklaroi zëdhënësi Kotevski.

MPB bëri të ditur jozyrtarisht për arrestimin e Marjan Maxhovski, shefit të kabinetit të kryetarit të Palramentit, Trajko Veljanovski, i cili është anëtar i produksionit “Kontrabanda”, ish-drejtori i Agjencisë kundër pastrimit të parave, Vane Cvetanov, ish-gjenerali i forcave maqedonase të sigurisë pjesëmarrës në konfliktin e vitit 2001, Goran Stojkov, gazetari Zoran Bozhinovski, Ace Dinevski, ish-funksionar i Agjencisë për Kundërzbulim si dhe emra të tjerë, zyrtarë të punësuar në Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes dhe në sfera tjera. Sipas MPB, ata funksiononin si një shërbim sekret paralel. (INA)


13:15 – Policia e Maqedonisë arrestoi sot 15 persona, të dyshuar për spiunim dhe bashkëveprim kriminal.  Në aksionin e arrestimeve janë prangosur ish-zyrtarë të lartë të Qeverisë, mes tyre bëhet e ditur edhe arrestimi i Marjan Maxhovski, shefit të kabinetit të kryetarit të Palramentit, Trajko Veljanovski, i cili është anëtar i produksionit “Kontrabanda”.

Mediat maqedonase duke u thirrur në burime policore theksuan se në mesin e të arrestuarëve janë edhe ish-drejtori i Agjencisë kundër pastrimit të parave, Vane Cvetanov, ish-gjenerali i forcave maqedonase të sigurisë pjesëmarrës në konfliktin e vitit 2001, Goran Stojkov si dhe Ace Dinevski, ish-funksionar i Agjencisë për Kundërzbulim.

Bëhet e ditur për arrestimin edhe të regjisorit Boris Damovski, autor i filmit të animuar ‘Ednooki’.

MPB njoftoi se sot gjatë ditës do të jap hollësi lidhur me arrestimet dhe operacionin e zhvilluar. (INA)

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu