Shkup, në Çair shqiptarët nuk e lejojnë flamurin ‘më të vogël’

0
712

SHKUP – Vazhdojnë përplasjet e partnerëve të koalicionit BDI VMRO-DPMNE në terren. Kësaj here mollë sherri ishte festa e pavarësisë, 8 Shtatori, me flamujt e vendosur në rrugët e komunës Çair. Edhe pse komuna duhej t’i vendoste flamujt, zyrtarë të qytetit të Shkupit në orët e para të mëngjesit e kanë bërë këtë, duke vendosur flamurin shqiptar në përmasa më të vogla se ai shtetëror. Kjo ka prekur zyrtarët e BDI-së në Çair, të cilët ndërkohë zëvendësuan të njëjtit me përmasa të njëjta. Kamerat e Alsat- M kanë regjistruar në terren ndërrimin e flamujve.

Nga qyteti i Shkupit, për Alsat-M deklaruan se kanë angazhuar ndërmarrjen publike ‘Parqet dhe gjelbërimet’ për vendosjen e flamujve, ndërkohë po qe se dikush ka shkelur ligjin, atëherë janë organet tjera kompetente që duhet të merren me atë çështje.

Nga ana tjetër, nga komuna e Çairit janë përmbajtur nga çfarëdo lloj komenti, duke mos dashur të flasin për këtë mosmarrëveshje mes qytetit të Shkupit dhe komunës së Çairit.

Vendosja e flamujve u bë në prag të festës së nesërme shtetërore, 8 Shtatorit, që shënon pavarësinë e Maqedonisë.

Kohë më parë parlamenti i Maqedonisë me vota edhe të subjekteve politike shqiptare, pjesëmarrëse në qeveri, miratoi ligjin për përdorimin e flamujve, ligj sipas të cilit në komunat me mbi 25 për qind popullatë të bashkësive jo-shumicë, flamuri i tyre do të jetë me përmasa më të vogla se flamuri shtetëror.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu