Shkupi po fsheh apo po vonon të vërtetën për të paraburgosurit kosovarë

0
935

shkupi

Burime pranë Qeverisë së Kosovës kanë theksuar për INA se janë të irituar dhe shqetësuar nga funksionarët shqiptarë në Maqedoni.

Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë nuk ka kryer akoma por ka theksuar se shumë shpejt do t`i përgjigjet autoriteteve të Kosovës lidhur me kërkesat e bërë për të paraburgosurit e grupit të Kumanovës.

“Shumë shpejtë do të marrë një përgjigje Ambasada e Kosovës, përmes linjës zyrtare për të gjitha kërkesat, të cilat i ka adresuar drejt organeve kompetente”, bën të ditur për Radion Evropa e Lirë, Valdet Xhaferi, zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë e Maqedonisë. Por familjarët kanë theksuar se nuk kuptojnë këtë zvarritje dhe mospërfillje të një zyrtari shqiptar në Qeveri dhe në një dikaster përgjegjës.

Burime pranë Qeverisë së Kosovës kanë theksuar për INA se janë të irituar dhe shqetësuar nga funksionarët shqiptarë në Maqedoni, të cilët nuk kanë asnjë peshë dhe autoritetet në institucionet shtetërore.

“Ka kaluar 10 ditë dhe se deri tani vetëm se ka zvarritje. Arsyet janë të ndryshme se ka pengesa në nivel të komunikimit institucional dhe se gjoja po respektohen procedurat ligjore dhe hetimore. Arsyet e tyre në një aspekt tjetër nuk kanë bazë, se shihet se tendencat janë për të fshehur diçka dhe dëshmohet se këta funksionarë nuk kanë autoritet dhe ndikim. Në raste të tilla pse rrijnë në ato institucione”, theksoi për INA, një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës.

Gjithçka në këtë mënyrë ka shkuar edhe në komunikimin e Ministrisë së Jashtme, ku nuk është siguruar dhe plotësuar asnjë kërkesë apo synim që ka pasur Prishtina zyrtare. Familjarët janë të shqetësuar se ata nuk kanë qenë në procesin e identifikimit të të afërmëve të tyre që janë vrarë në Kumanovë dhe se nuk dijnë se çka po ndodhë dhe se kur mund të tërheqin kufomat e tyre.

Ndërkohë, familjarët e të arrestuarve, të martën kanë vizituar për herë të parë të afërmit e tyre. Ata nuk kanë pranuar të flasin me mediat. Një pjesë e familjarëve të të burgosurve nga Maqedonia akoma nuk kanë arritur të marrin asnjë informacion për fatin e të afërmve të tyre.

Nga ana tjetër, avokatja mbrojtëse e gjashtë shtetasve nga Kosova ka theksuar se dy nga klientët e saj kanë nevojë të shtrihen në spital.

“Gjendja shëndetësore e klientit tim Beg Bajra është shumë e rëndë, ai ka nofullën e thyer, tek i cili është intervenuar edhe kirurgjikisht , andaj kam kërkuar nga gjykatësi hetues që të lejojë hospitalizimin e tij për shkak të dhimbjeve të padurueshme, po ende s`kam përgjigje ndaj kësaj kërkesë. Gjendja shëndetësore edhe e Valdet Xhekajt është e rëndë, kurse për katër të tjerët nuk mund të flas akoma sepse skam aritur t’i vizitoj”, thekson avokatja mbrojtëse e 6 shtetasve të Kosovës, Ajtene Iseini.

Në aksionin e 9 dhe 10 majit në një lagje në Kumanovë, gjatë një përleshjeje të armatosur me forcat e rendit, 9 shtetas nga Kosova thuhet të jenë vrarë dhe 21 të tjerë të jenë arrestuar. Që të gjithë dyshohen si pjesëtarë të grupit të armatosur me të cilin është përleshur policia maqedonase.

Të arrestuarit po mbahen në burgun e Shutkës në Shkup, të cilëve u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu