“SHOKËT”

0
1062

Kur isha nxenes i shkolles fillore ne fshatin tim te lindjes ne Zhur, me ka rastisur te lexoje per shoket. Me kujtohet si sot tregimi:”Ishin dy shoke dhe ecnin pyllit te dendur kur papritmas i del ariu. Njeri nder ta ishte me i shkathet dhe turre e vrap nga frika ngjitet ne nje lis te gjate per t´i shpetuar thonjeve pergjakes te kesaj bishe me te madhe te maleve. Nderkaq, tjetri ishte me “qyqar” dhe ne pamundesi per te ngjitur ne lis si ketri shtrihet per toke dhe hiqet kinse i vdekur dhe nuk merrte fryme fare. I afrohet ariu dhe i merre ere, nuk e kafshon fare dhe ik. Shoku frikacak zbret nga lisi dhe e pyet shokun qe u paraqit i vdekur dhe e pyeti:Çka te tha ariu ne vesh? I pergjigjet shoku: ME THA SE SHOKU NUK LIHET NE RREZIK…

Deri me 4 maj te vitit 1989, kisha shume shoke thuajse te panumerte;hamalle, gazetare, politikane,nacionalist, thuajse nga te gjitha lamite,veqese e kisha amanet nga baba qe kurre ne jete mos te shoqerohem me milice e shumar (pylltar) keshtu shprehej i ndjeri. Disa sahanelepires dhe puthador te pushtetit,dalngadal ne stilin e dhelpres filluan te largohen nga une,sepse u bera armik i tyre,qe ishim pjesemarres aktiv ne Demonstratat e vitit 1981. Sepse, mua dhe vellaun Mitatin, na morren milicet, qente e Titos dhe na denuan. Disa “shoke” bile na keshillonin qe jemi ne udhe te gabuar. Sepse sipas ketyre langojeve rruga e vertete dhe e mundeshme eshte rruga Titos. U shoqeroheshin me mua por me nje ftohtesi se na ndanin udhet. Bile ndonjehere shkonte hidherimi deri ne skajshmeri saqe ishte ne dyshim qe te mos pinin as kafene e ardhshme…
Me disa gazetar jo vetem qe pinim kafe ne Shadervan te Prizrenit, por iknim edhe ne Vermice dhe hanim e pinim rreze Pashtrikut plake ku buronte uji i ftohur akulle edhe ne pike te veres. Disa u bene politikane dhe bile u ulen edhe ne shkamin e madh te parise se Prizrenit. Doren ne zemer, ishte zor i madh qe nje “qyli” keshtu i thonin prizrenasit atyre qe vinin nga fshati, pra katunar. Shkurt e shqip, per te ardhur ne ate shkam, nje katunar eshte dashur te jete;ose puthadore qe t´iu merre temena bandes kriminale titiste,ose te jete spiun i devotshem…
Me “shoket” u takuam ne Komitetin e Prizreni, ne nentor te vitit 1988, plasi ne Zhur. Ne demonstrate merrnin pjese 3000 vete. Ia zume deren komitetlinjeve.Donim qe ne t´i dorzonim kerkesat tona kunder perandorise serbosllave. Klyshet silleshin si grate perdala qe ulen ne prehrin e cdo burri te pamoralshem. Kerkon nga masa qe vetem dhjete persona te hym brenda. Populli kerkoi emrin tim. U zgjodhem dhe u futem. Tani qe u ulem balleperballe. ishim ne udhet krejtesisht te kunderta. Nuk ndrronim udhe asnjeri…
Me kater maj te vitit 1989, me arrestuan qent e Titos dhe me denuan me tete vjete burg. Ata shoket aksidentalisht, jo vetem mua por te gjithe familjen time e shihnin me syrin qorr, me syrin e dushmanit… Pleqte e mi, qe tani nuk jane me ne kete bote, tregonin kur i shihnim shoket e tu,as nuk na folnin dhe iknin nga ne. Dhe ne nje raste i kishte takuar dy “shoket” dhe i kishin thene:La Sallah, na falni se situata eshte e keqe dhe ne mund ta humbim edhe punen po kqyre ndonje avokat…
Nderkaq,ata shoke qe i konsideronin si hamall,jo vetem qe i respektonin prinderit dhe familjen time,por me dergonin gjera edhe ne burg qe motra i ime i kishte shenuar nje nga nje…
Kur dola nga burgu “shoket” deshen te me shesin dushke per gogla. Arsyetimet ishin femijerore.Por,une i largova sipas thenjes se arushes, qe shoku i vertet nuk lihet ne rrezik per shkak te interesave serbiane ose frikes. Dhe ne qoftese nuk eshte as njera e as tjetra le ta thone publikisht. Ç´eshte e verteta, “Shoket” nuk flisnin as me nene e as me babe qe i kishin rritur dhe nenes qe i´a kishte lare pelenat.
Por, kur vdiqen patronet e tyre serbe tani ata jane shume te kujdeshem me te “huajt”, nderkaq ata qe i njohin rrine me bishtin nder shale. Ndoshta i merre malli i komunizmit titist jugosllave dhe ndoshta ju shkon ndermend si me lane rrugeve dhe ata ecen ne rrugen e zhupaneve dhe vojvodeve….
Te gjithe ata qe me kujtuan ne kazamatin e kasaphanen jugosllave, shpeshhere  i kujtoj dh i ndihmoj me aq sa mundem nga Gjermania. Nderkaq, ata “shoket”  largqofte qe i denoj me hakmarrje, por i kam denuar me harrese. Por e kam nje amanet per ta qe te pakten t´a dergojne nga nje tufe lule te varri pleqeve te tyre qe nuk ju flisnin sepse ishin te veshur me rrobe katunaresh dhe nuk kishin deshire t´i shihnin qytetaret. Kushedi ndoshta kane ra pishmane sepse nene e babe askush nuk te behet ne kete bote…
Nga ana ime hallalle. Elbete njerze jemi!
Shkruan: Reshat Badallaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu