Shoqata që ndërtoi Skënderbeun në Prizren, paralajmëron një tjetër nën Kala

0
338

Shoqata atdhetare kulturore dhe shkencore “Trojet e Arbrit”, e cila sponsorizoi ndërtimin e shtatores së Skënderbeut në Prizren, shtatore e cila mori shumë kritika, ka paralajmëruar ndërtimin e një murane të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, pranë Kalasë së Prizrenit.

Kjo shoqatë ka thënë se murana e Skënderbeut do të vendoset në debat publik.

“Shoqata ‘Trojet e Arbrit’, njofton të gjithë shqiptarët anë e kënd trojeve shqiptare dhe nga diaspora atdhetare që të marrin pjesë në Debat Publik prej sot më, 1 dhjetor 2020 e deri më 30 dhjetor 2020 lidhur me Muranën që do ta vendosim në pjesën shkëmbore nën Kalanë e Prizrenit në vitin 2021. Projekti tani më është i gatshëm”, ka thënë kjo shoqatë, raporton Zeri.info.WERBUNG

Më tej janë dhënë edhe informatat specifike të muranës, e cila pritet të ndërtohet nga skulptori Fiqiri Kasa.

Ajo pritet të jetë e një lartësie prej 11 metrash dhe do të ndërtohet me strukturë metali, që do të vishet me një shtresë prej 3-4 cm beton dhe do të ketë edhe isolacionet përforcuese për të ruajtur jetëgjatësinë e monumentit. I gjithë ndërtimi dhe modelimi, sipas shoqatës “Trojet e Arbrit”, do të kryhet në vendndodhje.

“Si fillim do të montohet baza mbështetëse në shkëmb, me ndihmën e skelave do të kryhet i gjithë ndërtimi dhe modelimi i muranës madhështore. E gjithë puna do të zgjasë në një periudhë kohore prej 4 deri 5 muaj në varësi të motit. Skulptori do të ketë në ndihmë 3-4 punëtorë deri në përfundim. Vendndodhja e skulpturës është e rimenduar në harmoni të plotë me faqen e malit ku do të shkrihet në shkëmb dhe do të ketë të njëjtën ngjyrë gjithashtu edhe me ambientin që e rrethon”, ka theksuar shoqata në njoftim, raporton Zeri.info.

Shoqata beson se kjo skulpturë mund të kthehet në ikonën e qytetit dhe në një pelegrinazh nga vizitorët në qytetin e Prizrenit.

Prandaj, të gjithë ata që kanë vërejtje, sugjerime dhe kritika se çka mund të ndryshohet në këtë projekt, mund t’i dërgojnë në këtë email adresë [email protected] deri më datën 30 dhjetor 2020. /Zëri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu