Shoqatat i japin dy ditë afat rektorit

0
460

OVL - UCK

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së i kanë dhënë afat rektorit të Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahu dy ditë për të zbatuar memorandumin për regjistrim të kandidatëve në studime që vijnë nga kategoritë e luftës.

Xhavit Jashari, kryetar i shoqatës së dëshmorëve në emër të shoqatave ka thënë për “Zërin” se sot dhe nesër presin përgjigje nga Rektorati për pranimin e listës prej 1000 kandidatësh që kanë dërguar në këtë institucion, në të kundërtën ai ka paralajmëruar revoltë. Jashari nuk ka përjashtuar mundësinë se mund të ketë edhe protesta në ditët e ardhshme.

Prej së hënës ai tha se do të dihen qëndrimet e shoqatave, për veprimet që do të merren në shenjë pakënaqësie për mos regjistrimin e kandidatëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu