Shoqëria civile kërkon dorëheqjen e ministrave përgjegjës për vdekjen e Deharit

0
467

astrit-dehari

Organizata e shoqërisë civile kanë thënë se nuk do të dorëhiqen nga kërkesat e saj në kërkim të drejtësisë për Astrit Deharin, një muaj pas vdekjes së tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Në një konferencë të mbajtur sot për media, përfaqësuesja e shoqërisë civile, Florina Duli, tha se ata nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre për rastin Dehari, derisa të japin dorëheqje ministrat përgjegjës.

“Ne kemi kërkuar sqarime për vdekjen e Astrit Deharit. Jemi të bindur se të gjithë familja dhe qytetarët e Kosovës duhet të dinë si dhe pse vdiq Astriti. Cilat ishin rrethanat e vdekjes së tij. Pse u lëshuan deklarata kontradiktore nga institucionet”, ka thënë ajo.

“Duam t’ua kujtojmë institucioneve detyrimin e tyre ligjor e kushtetues, për kërkesën e popullit, një nga to peticioni i nënshkruar prej rreth 30 mijë personave. Masat e mara deri sot janë të papranueshme dhe nuk do të ndalemi deri sa të tërhiqen ministrat përgjegjës dhe të gjithë personat që janë përgjegjës për këtë vdekje”, ka thënë Duli.

Astrit Dehari ndërroi jetë një muaj më parë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku po mbahej nën dyshimin për sulmin në ndërtesën e Kuvendit.

Raporti i autopsisë së tij ka gjetur se Astrit Dehari ka vdekur nga asfiksia e shkaktuar nga vetë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu