
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e radhës ka njoftuar për rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka njoftuar se fituese e zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit është Lëvizja Vetëvendosje, me 438 mijë e 334 vota.
“Fillojmë me statistikat e përgjithshme. Numri i votuesve ka qenë 1 milion e 851 mijë e 927 votues. Numri i votuesve me kusht – 89 mijë e 257 votues. Pjesëmarrja në votime është 48,78%.
Rezultatet nga QNR-ja sipas subjekteve janë kështu:
Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 438 mijë e 334 vota, ose 49,95%.https://zeri.info/inarticle.html
Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 148 mijë 296 vota, 16.9%.
Lidhja Demokratike me 110 mijë e 978, ose 12,64%.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 62 mijë 111 vota, ose 7,078%.
Lista Serbe 44 mijë e 404 vota, ose 5,06%.
Nisma 21 mijë e 998 vota, ose 2,5 %.
Ulëset që i kanë marrë partitë:
LVV-ja 58 ulëse, PDK-ja 19 ulëse, LDK-ja 15 ulëse, Lista Serbe 10 ulëse, AAK 8 ulëse..”, tha ajo. /Zëri