Shpend Ahmeti do ta heq foton e Ibrahim Rugovës në komunë?!

0
720

Shpend Ahmeti sipas të gjitha gjasave do ta heq foton e ish presidentit Ibrahim Rugova, në komunën e Prishtinës. Në vend të asaj foto ai do të vë foton e presidentes aktuale të Kosovës, Atifete Jahjaga ashtu siç e parasheh edhe ligji për protokollin e shtetit.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi nuk ka dashur as që ta pranoj e as që ta mohoj një gjë të tillë mirëpo ai ka lënë të kuptohet se foto e Ibrahim Rugovës nuk do të jetë më prezentë në komunë.

“Në ditët e ardhshme do të fillojë puna e zyrës për marrëdhënie publike në komunë dhe ata do të mund të iu përgjigjen, por besoj që do të veprohet në sipas ligjit”, ka thënë Vraniqi për Zërin.

Ndërkohë ligji për protokollin e shtetit obligon kryetarët e komunave që në zyret e tyre të kenë fotografitë e presidentit të vendit.

Të vetmit që kishin injoruar këtë ligj deri më sot ishin Isa Mustafa dhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku. /Zëri/

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu