Shpend Ahmeti: E di datën kur do të ketë ujë 24 orë, por nuk e tregoj

0
590

Shpend Ahmeti: E di datën kur do të ketë ujë 24 orë, por nuk e tregoj

Kishte qenë viti 2008 kur Hashim Thaçi atëkohë kryeministër i Kosovës, thoshte se “e di datën e pavarësisë” por nuk e tregonte. Doli të jetë 17 shkurti i atij viti.

Nëntë vite pas, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë të njëjtën fjali kur është pyetur se kur do të ketë ujë 24 orë në kryeqytet.

“Unë e di datën e saktë se kur do të ketë ujë 24 orë, por nuk e tregoj sepse frikohem se do të na sabotojnë”, ka thënë Ahmeti në Zonën  e Debatit në Klan Kosova.

Më pas Ahmeti ka thënë se kjo datë do të jetë brenda mandatit të tij si kryetar, që përfundon edhe një vit.

“Do të ketë ujë 24 orë, ashtu si kam premtuar që të lahemi në orën 2 të natës”, ka thënë Ahmeti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu