Shpend Ahmeti flet për vogëlushin 3 vjeçar i cili u gjend i vdekur në bregdet

0
523

Shpendi

Lajmi për fatin e trishtuar për 3 vjeçarin nga Siria, i cili u gjet i vdekur në bregdetin turk, ka tronditur mabrë botën.

Të shumta kanë qenë komentet nëpër rrjete sociale në lidhje më emigrantët dhe mënyrën e ashpër të Evropës që po sillet ndaj tyre.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shprehur dhimbjen e thellë për fatin e sirianit të vogël, përmes një postimi në Facebook.

Ikja nga Lufta 3

Lexoni postimin e plotë të tij:

Në qershor të këtij viti Simon Kneebone publikoi një karikaturë tepër domethënëse të cilën po e postoj sot këtu. Në pyetjen e policëve që presin refugjatët me tyta “nga jeni?” në anije i përgjigjen “nga Toka”.
foto
Nuk po e ripostoj foton e Aylanit 3 vjeçar në brigjet e Turqisë edhe pse mendoj se të gjithë duhet ta shohin. Me atë fotografi të qash është pak, të shkruash diçka në facebook si unë është turpshëm pak, të bisedosh me të tjerët është pak. Në fakt gjithçka është pak, sepse fati i tij të zhvesh nga çdo mburrje që ke me vetvetën, shoqërinë e njerëzimin. Fati i tij po tregon pafuqinë tonë si shumicë e njerëzimit ti parandalojmë këto fate. Kjo pafuqi është e padurueshme, prandaj nuk mund ta shikojmë gjatë foton sepse na turpëron.
We need a new Europe.

Karikatura

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu