Shpend Ahmeti godet Isa Mustafën për shkak të Listës Srpska

0
710

Ahmeti

Kreu i Komunës së Prishtinës i cili është edhe zyrtar i lartë i VV’së ka kritikuar një deklaratë të Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafës i cili ka folur për përfshirjen e Listës Srpska në Qeverinë e re. “Sipas kësaj çka po lexoj, më me rëndësi me qenë Lista Srpska e Vuqiqit në qeveri se sa LVV” ka shkruar Ahmeti.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Ahmetit.

“Sipas kësaj çka po lexoj, më me rëndësi me qenë Lista Srpska e Vuqiqit në qeveri se sa LVV. Pas të gjithave që kanë ndodhë në Kosovë, aman mos u mundoni me na bind se kjo është rruga evropiane dhe kjo është demokraci” ka shkruar ai.

LVV- njihet per qendrimin e saje kunder dhenjes se hapsires te partive serbe ne institucionet e Kosovës, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja me në krye lideret e tyre su rezistoin dot presioneve të nderkombtareve që minoriteti serb të përfshihet gjithkund në institucione dhe Qeveri me mbi përfaqsim dhe shpesh duke dalur mbi vlerat e shumices Shqiptare në Kosovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu