Shpend Ahmeti godet keq LDK-në! I doni emrat? Ja ku i keni!

3
823

Ahmeti

Kryetari Prishtinës Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka thënë se ndërmarrjet publike në Prishtinë janë çerdhe e nepotizmit dhe e korrupsionit. Ai ka dhënë edhe e emrat e të afërmve të asamblistëve që janë të punësuar në këtë ndërmarrje.

Ja postimi i Shpend Ahmetit në Facebook:

“Sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës Sami Hamitët po tentojnë me çdo kusht të kontrabandojnë vota dhe vendime jashtë çdo ligji dhe jashtë çdo norme. Tentativa është e qartë dhe natyrisht se me mish e me shpirt do të mbrojmë interesin publik.
Sot, në fillim Samiu dhe Liraku kanë propozu me e shti në rend të ditës votimin për aksionarë të Ndërmarrjeve Publike Komunale, aty ku ka qenë çerdhja e nepotizmit dhe korrupsionit.
Po i përmendi nëntë asamblistë të LDK që sot donin të merrnin vendime në Kuvend duke pas konflikt të drejtpërdrejtë të interesit për ndërmarrjet.
1. Sami Hamiti – vëllanë e gruas anëtar bordi në ndërmarrjen publike lokale Stacioni i Autobusëve
2. Vlora Dumoshi – motra e saj kryetare e bordit të Trafikut Urban
3. Ajnishahe Azemi – djali i saj, anëtar bordi në Ndërmarrjen Banesore dhe i punësuar në Termokos
4. Flamur Shala – vëllanë në bordin e ndërmarrjes Hortikultura
5. Agim Gashi – motra e punësuar në Hortikulturë
6. Halim Halimi – Vajza e punësuar në Ndërmarrjen Publike Banesore
7. Merita Surkishi – e punësuar vetë në Ndërmarrjen Pastrimi
8. Abit Kastrati – ka marrë disa tenderë nga Pastrimi në të kaluaren
9. Shaip Hajrizi – djali i punësuar në Hortikulturë.
Sipas ligjit për Vetëqeverisje Lokale, këta anëtarë nuk duhet të marrin pjesë në vendime.
Të nderuar qytetarë të Prishtinës, duhet të mbrojmë Prishtinën nga nepotizmi. Duhet të vazhdojmë çlirimin nga korrupsioni dhe duhet të vazhdojmë zhvillimin. Për këtë nevojitet mbështetja e juaj.”

3 KOMENTET

  1. O i nderuari Shpend,Ty te lumte per punen qe bene dhe per informacionet shume te sakta qe ke prezentuar.Thote populli “tupani bien per ata te cilet kane vesh dhe degjojne” Dhashte zoti e ndegjojne e mbajne mend edhe qytetaret e Prishtines e matrapazet e korruptuar i godasin me voten e tyre.Ne menyre qe tu ndalet tagjia e grazhdit me parat e taksapaguesve te mjere.Nje nisme e tille eshte ma se e domosdoshme te filloi edhe neper qytetet tjera te Kosoves ,ne menyre qe sa me par te lirohemi nga personalitetet e tilla te pa ndergjegjeshme.Por mjerisht qe neper qytete tjera nuk Shpend Ahmeta qe do ti fillonin keto inisiativa per demaskim te te korruptuarve me nga dy tri paga qe vjedhin nga taksapaguesit e lodhur…! mjerisht !…….?

  2. …Të lumtë mendja jote e ndritur , o djaloshi guximtar, Shpend Ahmeti !

    Vetëm kështu, duke i demaskuar hapur të këqijat e kësaj shoqërie, si hajninë, (korrupsionin), njoftësinë, (nepotizmin), e të tjera lëshime si këto që i kanë bërë partitë në pushtet , Kosova mund të konsolidohet,- shtet me sovranitet!

    -Presionet e ndryshme për t´i eliminuar këto sëmurje të shoqërisë “demokratike”, rininë heroike të VV nuk e ndalojnë dot!
    Ne, e dimë që kemi shumë për të bërë, ne jemitë vetëdijshëm se para nesh shtrohet detyra të rënda në shërbime të atdheut, ne iu kemi dalë dhe do t´u dalim përballë bllokadave të qarqeve të ndryshme reaksionare, brenda e jashtë Kosovës. Atdheu, mbi të gjitha!…
    7. Shkurt. 2015

  3. SHIK dhe LDK duhet demaskuar sepse keto dy parti jane duke u perpjekur vetem per te punesuar te afermit e tyre. Andaj shpetim per kete vend eshte VV. Ashtu sic udhehiqet Prishtina duhet e tere Kosova te kete lidere te tille te pakorruptuar. Tani LDk-se i vjen inati se Shpendi nuk po korruptohet dhe spo kan per ku mu kap per me akuzu. Tere diten vjell vrer. Por duhet ta dine se Prishtinasit nuk jane sikurse qytetaret tjere, ata jane me te avancuar dhe kane dijte se ke te votojn. Bravo Shpend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu