Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar disa foto në rrejtin e tij social “Facebook”, ku tregon se si i kanë gjetur dokumentat e arkivës së Drejtorisë së Urbanizmit nga pushteti i kaluar.
“ Sa për transparencë këto janë fotot e arkivës së urbanizmit siç i kemi gjetur”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.
Si duket i pari i Prishtinës këto foto i publikoi pas reagimit dhe akuzave që i ka bërë Lidhja Demokratike e Kosovës, Drejorisë Urbanizmit, për vonim dhe bllokim të dhënies së lejes për ndërtim.