Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është zgjedhur kryetari më i mirë komunal në botë për muajin janar të këtij viti.
Këtë e ka bërë uebfaqja e njohur e cila “Citymayors” e cila në rubrikën e saj “Kryetari i Muajit” për këtë muaj e ka zgjedhur Shpend Ahmetin.
“Zgjidhja e Shpend Ahmetit në krye të Prishtinës ishte një ndryshim i madh. Ahmeti e ka rrëzuar nga pushteti një prej liderëve më të mëdhenj të Kosovës, partia e të cilit kishte udhëhequr 14 vite pas luftës.
Ahmeti e përfaqëson Vetëvendosjen, një parti politike e formuar në vitin 2005”, shkruan ndër të tjera “CityMayor”.
Disa prej sukseseve të tij që kjo uebfaqe i përmend janë ndalimi i ndërtimit paleje, heqjen e rrethojave nëpër institucione publike, lirimin e trotuareve për njerëzit.
Në këtë link mund të shihni shkrimin e plotë për Shpend Ahmetin./Zeri.
http://www.citymayors.com/mayors/pristina-mayor-ahmeti.html