Shpend Ahmeti: Lugina ka nevojë për ndihmë politike

0
676

Rreth takimit të dy Qeverive në Prizren ka folur edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai, përmes faqes së tij në Facebook, ka thënë se më shumë se sa ndihmë materiale, qytetarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit kanë nevojë për ndihmë politike të dy qeverive dhe këmbëngluje për të drejtat e tyre.

“Më shumë se ndihmë financiare, shqiptarët në Preshevë, Medevegjë e Bujanoc kanë nevojë për ndihmë politike të dy qeverive, këmbëngulje për të drejtat e tyre, veprim të përbashkët kundër diskriminimit të shqiptarëve edhe në Maqedoni edhe në Mal të zi edhe në Çamëri.

Andaj nuk është problem shuma prej 100,000 eurove por mungesa e çfarëdo reagimi politik të përbashkët shqiptar për diskriminim e përditshëm”, ka shkruar Ahmeti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu