Shpend Ahmeti në autobus duke shkuar në punë

0
675

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti si duket ka mbajtur premtimin, pasi që sot është parë duke udhëtuar për në punë me trafik urban.

Ndryshe, sot është dita e parë e punës si kryetar i ri Prishtinës. Kryetari i ri i Prishtinë, Shpend Ahmeti, dje bëri betimin duke marrë kështu edhe zyrtarishtë postin e të parit të Prishtinës. Betimin kryetari Ahmeti,e ka dhënë para flamurit kuq e zi dhe atij të Kosovës. Ai tha se po betohet jo vetëm para këshilltarëve komunal por edhe para qytetarëve. Ai kalimthi përmendi projektet prioritare që do ti realizojë gjatë këtj mandati, ndërkaq premtoi shumë për pensionistët e Prishtinës, për rininë , etj.

Shpend Ahmeti formoi Qeverinë e Prishtinës

Prishtinë, 27 dhjetor – (E potësuar)  Kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti në ditën e parë në orar të plot në komunën e Prishtinës ka prezantuar kabinetin e tij.Ky është kabineti :
Dardan Sejdiu- Nënkrytar i komunës së Prishtinës.
Liburn Aliu- Drejtori i Urbanizmit
Arben Zhitia-Drejtori i Shëndetësisë:
Blerta Zeqiri-Drejtoreshë e Kulturës
Xhelal Svelça- Drejtor i Inspeksionit-
Ardian Gashi- Drejtor për Shërbime Publike
Nora Kelmendi- Drejtoria e Kadastres
Besnik Bislimi – Ushtrues detyre i Drejtorisë së Financave
Muhedin Nushi- Drejtoria e Administratës
Dardan Sejdiu – Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik
Fitore Pacolli-Dalipi- Kabineti i Kryetarit të komunës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu