Shpend Ahmeti u ftua per nje pie nga nje shok

0
576

Shpend Ahmeti u ftua per nje pie nga nje shok

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pranuar ekskluzivisht për emisionin ‘Jeta në Kosovë’ se ka qëndruar në jahtë në Budvë fundjavën e kaluar ndonëse thotë se nuk e ka ditur që mjeti ka qenë i Blerim Devollit të kompanisë “Devolli”.

Ahmeti deklaroi se ka qenë i ftuar për të hipur në jahtë së bashku me bashkëshorten e tij dhe ka qenë një pushim i thjeshtë.

“Aty ka pasur grupe të ndryshme dhe kam takuar gjatë ditës plot njerëz tjerë dhe pasi kam hangër darkë kam shku atje se aty janë të parkuara dhe unë jame ftuar nga nje mik i imi Erneseti nga Peja kam hy me gruan time dhe brenda 5 minutave lajmi ka dalë në portal. Kur më kanë ftuar unë nuk kam pyet e kujt është kjo jahtë prej kujt e kanë ble, kam hyp me pi nje pie me mikun tim Ernestin dhe jo nga Devollet.

Ahmeti përballë Jeta Xharrës tregoi detaje edhe për sa kohë ka qëndruar dhe çfarë ka pirë në jahtën me qerasje të Ernestit mikut te ti nga Peja.

“Kam pirë koka- kollë zero, i ftuar nga miku im nga Peja qe ka qen ne Partin e FER-it dhe me pas ka ardhur aty Blerim Devolli dhe me dha dhe doren.

Ai vlerësoi se i tërë raportimi mbi fotografinë e tij në këtë jahtë në Mal të Zi është “sulm” ndaj tij në prag të zgjedhjeve të reja komunale.

“Ka arsye të ndryshme pse ka ndodhur ky sulm, sulmet nga portalet që mendoj se janë të lidhura ngushtë me qeverinë dhe njerëz të caktuar por megjithatë unë jam i gëzuar sepse mua qytetarët më mbajnë në një standard të llogaridhënies. Nuk jam person as që e ndjeki luksin e as që shpenzoj në para të popullit por një fotografi e kanë kthyer si sulm ndaj meje”, tha Ahmeti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu