Shpërfillet shqipja, lejet e qarkullimit vetëm maqedonisht

0
922

MK

Leje e qarkullimit kryesisht në Shkup, mungojnë në gjuhën shqipe. Edhe ato pak në gjuhën shqipe, janë vetem ato qe personat kemngulin tua leshoin dhe ne gjuhen shqipe, ndryshe ato janë lëshuar vetëm në maqedonisht.

Sipas informacioneve të siguruara nga sportelet e kontrolleve teknike, shoferët duhet ta kërkojnë vetë gjuhën në të cilën e duan lejen e tyre. Pavarësisht edhe kësaj mundësie, të paktë janë ata që e kërkojnë një gjë të tillë, pasi sduan te perballen me probleme ne sportelet e shkupit.

Shoferët pranojnë prapa kamerave se lejet e qarkullimit duhet t’i kenë në gjuhën shqipe, pasi zyrtarët ose punonjësit policorë i kanë të dhënat e cilido personi, dhe përkatësinë etnike që ai i përket.

“Ja pra, siç mund ta shihni edhe vetë, kjo librezë është në gjuhën maqedonase. Duhet të jetë edhe shqip pasi dikush edhe nuk e kupton gjuhën maqedonase. Unë për vete kam librezë të re në dy gjuhë”, pasi kam qen kembngules tha një vozitës.

Simbas ligjit të dygjuhsis, te gjitha dokumentat zyrtare duhej te ishin te shtypura ne dy gjuhet pavarsisht se personi esht shqiptar apo sllavomaqedon, por kete sllavomaqedonet sduan ta akceptoin dhe partit shqiptare se kan fuqin te ndikoin, pasi askush sua merr ne dore kerkeat e tyre.

Nga Ministria e Brendshme pohojnë se nuk kanë informacione, se ndonjë qytetari i është mohuar leja e qarkullimit në gjuhën e kërkuar, duke shtuar se policia po punon në grumbullimin e informacioneve se në cilat qendra teknike dhe në cilët qytete, qytetarëve nuk i mundësohet leja e qarkullimit në shqip. Dygjuhësia në lejet e qarkullimit, si çështje në opinion, filloi që prej 5 vitesh. Në atë kohë, nuk vinte parasysh që qytetarët të kishin Leje Qarkullimi në gjuhën shqipe, deri në reagimin e televizionit Alsat M, i cili pasoi me ndryshimin e akteve nënligjore që e garantuan këtë të drejtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu