Shpërndahen aktivistët e opozites

0
736

Opozita sonte

Aktivistët e opozitës të cilët u mblodhën sonte para ndërtesës së Kuvendit dhe Qeverisë, janë shpërndarë për shkak se Policia e Kosovës nuk u ka lejuar që të vendosin zërimin dhe një projektor, raporton lajmi.net.

Opozita kishte planifikuar që sonte në shesh të shfaqte një video me dështimet e Qeverisë dhe disa personalitete të flsinin para të pranishmëve.

Aktivisti i VV-së Valdrin Ahmeti e shpalli këtë performancë të mbyllur dhe ftoi qytetarët për protesta të ardhshme.

“Qeveria përmes Policisë na e kanë pamundësuar që ta kemi zërimin dhe projektorin që të shfaqen ato video. Ata po e pengojnë edhe mbledhjen e qytetarëve. Ajo që është e rëndësishme është mbledhja jonë sonte për një kohë kaq të shkurtër, tregon një gjë të vështirë për këtë pushtet se mobilizimi është shumë i madh dhe në ditët në vazhdim do të jetë më i madh”, tha ai, raporton lajmi.net.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu