Shpërthim i madh zjarri te Fabrika e Brumërave në Pejë

0
826

Zjarri ne Peje

Një shpërthim i madh ka ndodhur në Pejë, afër Fabrikës së Brumërave. Zjarrfikësit janë ende duke provuar për të lokalizuar zjarrin, ndërsa indikacionet e para janë se aty ka shpërthyer një bombolë gazi.

Policia e Kosovës ka rrethakuar në një diametër të gjerë këtë lokacion dhe nuk po lejon aski që të afrohet.

Siç bëhet me dije, për fat të mirë, nuk ka të lënduar nga ky shpërthim. Megjithatë, gjithnjë sipas banorëve, aty janë në rrezik përpos Fabrikës edhe disa objekte të tjera.

“Nga ajo që po shihet dëmet mund të jenë shumë të mëdha. Janë duke ardhur ndihmë edhe prej Deçanit dhe Istogut. Jemi duke bërë përpjekje për lokalizim të zjarrit”, ka thënë për Kohën Ditore, Muhamet Mahmutaj, drejtor i Drejtoratit të Komunës për mbrojte dhe shpëtim.

Shpërthimi, sipas banorëve ka plasur rreth orës 13:00. Koha.net do të ju mbajë të informuar për këtë ngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu