Shpërthimi në Boston, FBI zbulon vetëm një autor rreth të 20-ve, i veshur si atlet

0
824

SHBA- Ndërsa hetimet për gjetjen e autorëve të shpërthimit në maratonën e  Bostonit, vijojnë me intensitet janë hedhur dyshime se për këtë ngjarje ka vepruar vetëm një person i veshur si atlet, me qëllim mos identifikimin e tij.

Fotot e marra nga FBI-ja tregojnë një person rreth të 20-ve, i cili ishte i veshur si atlet, për të qenë njësoj me  26.000 njerëz që morën pjesë në garë.

Këto fotografi kanë qarkulluar në të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit në mbarë rajonin, por nuk janë bërë publike, pasi burime të FBI-së pohojnë se do të rrezikonin hetimin.

Fillimisht edhe media kishte rënë dakord për të mos i botuar ato, por shumë kanë zgjedhur të injorojnë udhëzimet e FBI-së dhe i ka bërë publike ato.

Zyrtarë të hetimeve kanë bërë me dije për CNN, se çdo orë që kalon ato janë më afër identifikimit të personave përgjegjës për sulmet, që vranë 3 persona dhe plagosën shumë të tjerë. Po ky autor është i dyshuar se është përgjegjës edhe për shpërthimin e dytë, që sipas FBI-së bazuar tek filmimet e kamerave të sigurisë, në atë moment ishte duke ecur dhe folur në telefon e tij. Autori, rreth të 20-ve ishte veshur me një xhaketë të zezë, kapuç gri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu