Shpëtohen 418 persona, shkon në 5 numri i viktimave (VIDEO)

0
698

Trageti duke u djegur ne Dete

Anija “Norman Atlantic” kishte destinacion Ankonën dhe në të udhëtonin 478 pasagjerë, 55 anëtarë të ekuipazhit dhe 222 mjete

Kanë kaluar më shumë se 24 orë tmerri dhe frike në bordin e anijes  “Norman Atlantic”,  e cila që prej orës 04:00 të mëngjesit të djeshëm kur lëshoi sinjalin “SOS”, vazhdon ende të jetë në flakë.

11 nga 22 shqiptarët që gjendeshin në bordin e anijes “Norman Atlantic”, janë shpëtuar, ndërkohë që në anije ndodhen edhe 60 persona të tjerë. Ministria e Punëve të Jashtme i siguroi sot qytetarët shqiptarë, se të gjithë shqiptarët që ishin pjesë e anijes “Norman Atlantic” që u përfshi nga flakët, janë jashtë rrezikut, dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas MPJ-së, aktualisht po ju jepet ndihma e parë të gjithë të evakuuarve, dhe se të gjithë shtetasit shqiptarë nuk kanë asnjë problem me shëndetin. Për fat të mirë, shqiptarët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

“Nga Konsullata jonë e Barit informohemi se Senada Kolekaj në spitalin e Leçes wshtw jashtë rrezikut për jetën. Në spitalin e Barit, ndodhen edhe shtetasit Albert Mane dhe Skëndaj, të cilëve po u jepet ndihma e parë, dhe janë jashtë rrezikut për jetën, Për fatin tonë të mirë, të gjithë shtetasit shqiptarë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Shqipëria e ka shprehur angazhimin për të dhënë ndihmën maksimale për shtetasit shqiptarë, dhe të gjithë shtetasit të përfshirë në aksident. Deri tani po ecet mirë. Ne kemi vendosur në gatishmëri të gjitha instancat tona”,  tha Këshilltari për Mediet në Ministrinë e Jashtme, Glevi Dervishi.

Deri tani janë regjistruar pesë viktima, njëri prej të cilëve është me shtetësi greke. Ai humbi jetën në tentativën për të braktisur anijen në flakë. Për të shpëtuar pasagjeri është hedhur në det. Mediat italiane raportojnë dhe per dy të plagosur me pasagjerëve të anijes së përfshirë në flakë. Një ekip italian gjendet në bordin e anijes për të lehtësuar aksionin. Në anije është dhe një operator fluturimi si dhe ekipi mjekësor i përbërë nga mjekë dhe infermierë, për pasagjerët që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

Mësohet se në bordin e tragetit ndodheshin 478 persona, 268 prej të cilëve me kombësi greke, mbi 100 italianë dhe 25 shtetas me pasaportë shqiptare, ndërsa 54 persona janë pjesë e ekuipazhit. Nacionalitetet jane: 234 grekë, një rumune, 2 rusë, 6 austriakë, 2 hungarezë, 10 zviceranë, një kroat, 8 gjeorgjianë, 5 sirianë, një suedez, një kanadez, 2 ukrainas, një egjiptian, 18 gjermanë, 54 turq, 2 afganë, 22 shqiptarë, një maltez, 7 bullgarë, 3 nga Maqedonia, dy britanikë, 22 italianë, 3 holandisht, 3 belgë, 9 francezë, 2 irakianë.

Komunikata e plotë e Ministrisë së Punëve të Jashtme:

Ministria e Punëve të Jashtme informohet nga Konsullata jonë në Janinë dhe Roja Bregdetare greke se në listën e pasagjerëve të evakuuar në bordin e anijes «ABY JEANNETTE », ndodhen shtetasit shqiptarë të mëposhtëm:

1. Refik Aliko

2. Sheraf Aliko

3. Donika Aliko

4. Jonel Lamcaj

5. Festim Cuci

6. Hasie Cuci

7. Brunilda Cazo

8. Jorgo Kristo

MPJ informon se anija « ABY JEANNETTE » ndodhet ende në zonën e operacionit për të dhënë ndihmën për pasagjerët e tjerë që po evakuohen. Nga Konsullata jonë në Bari informohemi se shtetasja:

9. Senada Kolekaj ndodhet në Spitalin “Copertino” të Leçes,  jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu nga Konsullata jonë në Bari informohemi se shtetasit shqiptarë:

10. Albert Mane

11. Alban Skendaj

Kanë mbërritur në Portin e Barit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Konsullatat tona në Janinë dhe Bari ndjekin me përparësi ecurinë e evakuimit dhe do të informojnë qytetarët për të dhënat e reja hap pas hapi.

Shkon në 5 numri i viktimave

Zyrtarisht flitet per nje te vdekur, një shtetas grek që u dërgua në Portin e Brindisit, por dëshmitë sipas medieve  italiane pohojnë se janë 4 të vdekur në bord. Ka qenë një prej udhëtarëve të shpëtuar nga anija, që ka dëshmuar se ka parë në bordin e anijes katër persona të vdekur. Dëshmitari, një burrë me nënshtetësi turke, e dha deklaratën sapo mbërriti në tokë së bashku me 48 pasagjerë të tjerë të tragetit “Norman Atlantic”. Sipas tij, të vdekurit janë 2 gra dhe 2 burra.

“Katër besoj, sepse ishte errësirë dhe nuk dalloheshin qartë, por ishin katër”, shprehet dëshmitari teksa thotë se shumë njerëz përfunduan në det.

“Pashë shumë njerëz që ranë në det. Nuk e di ç’u bë me ta, nëse shpëtuan apo jo. Dëgjonim ulërima, shihnim tym, flakë dhe për 5 minuta, anija u përfshi e gjitha nga flakët. Mbeti shumë pak për t’u bërë. Ne mbetëm të izoluar në katin e fundit të tragetit”.

Ky fakt është konfirmuar nga vetë kryeministri i Italisë Matteo Renzi gjatë konferencës për shtyp ku ka bërë bilancin e vitit 2014, të qeverisë që ai drejton. Kryeministri Renzi ka theksuar se janë gjetur edhe 4 trupa të tjerë të pajetë në bord duke e çuar në 5 numrin e viktimave. Po ashtu, Renzi ka nënvizuar se janë evakuuar nga trageti 418 persona, ndërsa në bord mbeten ende 60 të tjerë.

“Po digjemi si minj, nuk e dimë sa do rezistojmë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu