Shqipëria dhe Kosova po ndahen, nuk po bashkohet

0
409

Shqipëria dhe Kosova gjithnjë e më shumë po i largohen njëra-tjetrës se sa po i afrohen. Ndryshe nga se mendohej – sidomos pas pavarësisë së Kosovës – mes dy vendeve pritej një unifikim i gjuhës zyrtare. Kjo nuk po ndodh aspak pasi dita ditës mes dy vendeve po krijohet një hendek i madh “gjuhësor”.

E përditshmja kosovare “Zeri” shkruan sot për një komunikatë të Komunës së Skënderajt, ku deklarohet shpallja e një konkursi për punësimin e tre personave në administratë.

“Konkurs, Mbi plotësimin e 3 (tri) vendeve të lira të punës. a). Pozita: Nji Avokat Publik Komunal në zyrën e Kryetarit të Komunës së Skënderajt. Lokacioni tek: Kryetari i Komunës së Skënderajt. b). Pozita: Nji Zyrtar të Ambijentit në DUNMA. Lokacioni vendi i punës: Drejtoria për Ndërtim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambijentit. c). Nji Mbikqyerësi Sallav te leximit ne DKRS”, është vetëm një pjesë e tekstit të konkursit.

Në vend të “një” shkruhet “nji” dhe në vend të shkruhet “përkatësia” apo “vendndodhja” thuhet “lokacion”. Pas nisjes së fjalisë shkruhet përsëri me të madhe (Mbi).

Gabime të mëdha gjuhësore bëhen edhe në aktet dhe dokumentet e tjera që lëshohen, çdo ditë nga institucionet zyrtare të Kosovës për të mos folur pastaj për komunikimet jozyrtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu