Shqipëria shënoi fitore të madhe 2:1 kundër Armenisë.
Kombëtarja shqiptare arriti të triumfojë në sfidën kundër Armenisë edhe pse ishte për mëse 70 minuta në disavantazh.
Kuqezinjtë triumfuan 2:1 në këtë sfidë jetike për kualifikim tutje në Francë 2016.
Mërgim Mavraj dhe Shkëlzen Gashi shënuan golat e këtij triumfi për Shqipërinë, me Mavrajn që realizoi edhe për mysafirët.
Shqipëria tani ka shtatë pikë në pozitën e dytë në renditje, aq sa ka edhe Danimarka në pozitën e parë.
Raportin komplet të ndeshjes e gjeni më poshtë.
——————————————————————————-
Përfundon takimi në Elbasan Arena. Fitore e madhe e Shqipërisë!
—————————————————————————
90’ Shqipëria me fat! Futbollistët nga Armenia godasin shtyllën në minutën e fundit të kohës së rregullt.
———————————————————————
81’ Shqipëria në epërsi! Shkëlzen Gashi, top-golgeteri nga Zvicra realizoi për 1:1 me kokë.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=AopNlZyyZeY” width=”560″ height=”315″]