“Shqipëria lider në Ballkan, Serbia do të varet nga Tirana”

0
620

usa-albania

Shqipëria pritet të jetë një vend lider në Ballkan, kjo falë projekteve energjitike. Kështu shkruan “Vestie”, në një analizë të gjatë.

Sipas saj, projektet energjitike do ta nxjerrin Shqipërinë nga fundi i tunelit dhe për këtë ata kanë ndihmën e madhe të aleatëve perëndimorë, NATO, BE dhe SHBA.

Vestie” përmend projektin “TAP”, prapa së cilës, sipas saj fshihen interesat e SHBA-së. Në tre vite, Shqipëria do të përfitojë 400 milion euro nga ky projekt.

Ky projekt fillimisht nuk ishte favorit, por ai arriti që të triumfonte ndaj “Nabucco”, që do të favirozonte Beogradin. Gazi azer do të arrijë kështu në europë, nëpërmjet Shqipërisë, përveç Greqisë dhe Turqisë.

Dhe, nëpërmjet vendit tonë, do të shpërndahet në vendet e tjera ballkanike, Kosovë, Maqedoni, Mal të zi dhe Bosnje Hercegovinë.

Shqipëria shihet si një aleat besnik ndaj NATO-s dhe SHBA-së dhe nuk ka asnjë lidhje me Rusinë.

Në një kohë që vendet e Ballkanit janë në një krizë të rëndë ekonomike, Shqipëriashpreson për një mrekulli ekonomike dhe shpreson që rritja të jetë të paktën 3%.

Për më tepër që shqipëria pritet që të nisë shumë shpejt bisedimet me BE-në për anëtarësimin dhe kjo do të bënte që të kishte përfitime të tjera në investime, si në ndërtimin e rrugëve, aeroportëve dhe fushave të tjera të infrastrukturës.

Analistët megjithatë, thonë se Shqipëria vazhdon të mbështetet ende, edhe në ekonominë mafioze.

Sipas shkrimit, Serbia do të varet ngha Shqipëria përsa i përket gazit ndaj dhe duhet të rregullojë marrëdhëniet me Tiranën dhe të zgjidhë disa çështje të lëna pezull.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu