Shqipëria mposhtet nga shqiptarët

0
862

Përfundoje, ndeshja. Zvicra fiton me rezultat 2:1 dhe kualifikohet në botëror ndërsa Shqipëria mbetet ta shikojë atë vetëm në TV.

***

Shënon Shqiperia. Hamdi Salihu e ka zvogluar epërsinë e Zvicrës pasi ka shënuar gol nga penallti.

Minuta e 78-të, Zvicra shënon golin e dytë, pëmes Lang

Shqipëria ka qenë shumë afër golit në minutën e 76-te, kur Roshi qëllon horizontalen, ndërsa topin e kthyer nuk mund ta drejtoj në rrejtë Salihu.

Minutat e parë të pjesës së dytë ka shënuar Shaqiri, duke sjellë rezultatin 1 me 0 deri më tani.

***

Pjesa e parë përfundoi me rezuktat 0 me 0. Shaqiri, ashtu siç pritej, ishte cak i disa ndërhyrjeve të ashpra të lojtarëve të Shqipërisë. Madje ai ka pësuar lëndim serioz të këmbës dhe pritej se mund të ndërrohej nga trajneri.

Në të njëjtën kohë, Mehmedi shihej skaj fushës duke u përgatitur për lojë. Por, miuta e 45 përfundoi me të njëjtën përbërje.

Minuta 31

Një kombinim i rrezikshëm për portën shqiptare, Shaqiri – Xhaka përfundon pa gol. Xhaka pengohet në momentin e fundit.

Minuta 19

Një top i gjuajtur për mrekulli nga Shaqiri u kap nga Stocker i cili e shutoi atë drejt në portën e Berishës. Shans i jashtëzakonshëm por rezultati mbetet i barabartë, pasi që e ndaloi porta.

Minuta 7

Rama pati një shans për të shënuar por topi përfundon në duart e portierit zviceran

Ndeshja Shqipëri – Zvicër ka filluar në orën 20.30 në stadiumin jo plotësisht të mbushur “Qemal Stafa”. Loja ka filluar në jë atmosferë të qetë dhe pa ndonjë elektrizim të situatës siç mund të pritej ose siç kishte druajtje nga zviceranët.

Ndeshja është duke u luajtur e balancuar dhe të dyja skuadrat kanë pasur disa sulme jo të parrezikshme në portat respektive.

Formacionet e dy skuadrave janë:

Shqipëria: E. Berisha, A. Lila, L. Cana, M. Mavraj, A. Agolli, A. Abrashi, E. Bulku, E. Kace, S. Gashi, V. Rama, H. Salihi — Ersatz: B. Balaj, S. Ujkani, A. Teli, A. Dallku, R. Arapi, E. Lenjani, Jürgen Gjasula, M. Basha, A. Mehmeti, O. Roshi, O. Shehi, J. Hyka

Zvicra: D. Benaglio, M. Lang, Fabian Schär, S. von Bergen, R. Rodriguez, X. Shaqiri, V. Behrami, Gökhan Inler, V. Stocker, G. Xhaka, H. Seferovic — Ersatz: P. Kasami, R. Ziegler, P. Senderos, G. Fernandes, E. Derdiyok, Marco Wölfli, B. Dzemaili, A. Mehmedi, J. Drmic, J. Djourou, Y. Sommer.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu