Shqipëria pa president, dështoi edhe raundi i dytë

0
691

Tiranë, 4 qershor – Kuvendi konsumoi edhe kete raund te dytë për zgjedhjen e Presidentit pa votim, në mungesë të një kandidati konsensual.Kuvendi nisi rreth orës 10:48 të së hënës seancën e parashikuar për raundin e dytë të votimit për presidentin e ri të Republikës, ndërsa në parlament, sikurse dhe në raundin e parë, nuk pati asnjë kandidat zyrtar për këtë post.

Në nisje të seancës kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli informoi deputetët me raportin e komisionit të Ligjeve, ku konstatohet se deri në afatin e përcaktuar (ora 09:00) të ditës së sotme asnjë kandidaturë për president të Republikës nuk u depozitua në Kuvend.

Topalli lajmëroi thirrjen e konferencës së kryetarëve për caktimin e datës për raundin e 3-të. Të enjten (31 maj) Kuvendi konsumoi raundin e parë pa votim, pasi në konkurrimin për garën presidenciale nuk u paraqit asnjë kandidat zyrtar.

Më herët maxhoranca propozoi kandidaturën e gjyqtarit Xhezair Zaganjori për postin e Kreut të shtetit, por pa e depozituar zyrtarisht në komisionin e Ligjeve, ndërkohë që opozita u shpreh kundër saj, duke e konsideruar kandidaturë të njëanshme nga ana e shumicës. Seanca sot, e deshtuar qe ne nisje u ndoq nga lozhat e Kuvendit per aq minuta sa zgjati dhe nga ambasadoret e huaj te akredituar ne vendin tone.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu