Shqipëria po Ndryshon, me Edi Ramën

0
1002

Edi Rama dhe Stefan fyhleFiks një vit pasi mori pushtetin, Shqipëria mori statusin e vendit kandidat. Edi Rama dhe socialistët mund të krenohen më këtë rezultat. Shqipëria po Ndryshon, siç thoshte dikur slogani i Sali Berishës, vetëm me një dallim – këtë ndryshim po e bën Edi Rama.
Bashkimi Europian vendos t’i hapë dritën jeshile Shqipërisë drejt anëtarësimit në familjen europiane, duke vendosur sot pro statusit të vendit kandidat.

28 ministrat e Jashtem te vendeve anetare te Bashkimit Europian kane vendosur unanimisht pro statusit per Shqiperine, duke vleresuar reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare.

Komisioneri Europian per Zgjerimin, Stefan Fyle foli shqip ne Twitter, kur njoftoi kete vendim pozitiv per Shqiperinë.

“Urime për statusin e kandidatit, miratuar nga Ministrat, njohje e përpjekjeve për reforma, nxitje për më shumë”, shkruan eurokomisioneri Fyle në shqip në një status në rrjetin social Twitter.

Rama: Krenar që ja dolëm të gjithë bashkë

Ora 11:45 I menjëhershëm ka qënë reagimi i kryeministrit Edi Rama, pas konfirmimit nga Komisioneri për Zgjerim në BE Stefan Fyle se Shqipëria mori statusin e vendit kandidat. “Sa fola me Stefan Fulen e jam krenar që ia dolëm të gjithë bashkë e sigurisht PS-LSI. Faleminderit e mirënjohje për gjithe ju” shkruan kryeministri rama në rrjetin social Twitter

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu