Shqipetaret dhe mentaliteti i robit.

0
871

Shqipetaret e Kosoves, dje me 17 shkurt 2013, festuan gjithkan me shume pompozitet 5 – vjetorin e Pavaresise se shtetit te tyre, pavaresise se Kosoves. Shikuar me syte e nje qeveritari festa e djeshme ishte gjithqka perfekt, parakalime, fjalime, lavde e dekorim, ndersa shikuar me syrin e nje qytetari te thjeshte e te varfer festa ishte mjerim, hargjim kot nasi koti i parase se popullit me te varfer ne Ballkan dhe Europe. Po si e ka pare dje festen e pavaresise nje veteran i luftes per liri, nje luftetar, nje invalid ?.

Ai me shume se sa gezim ka ndjere dhmibje, ka patur proteste ne shpirt e ne zemer, ka vuajtur, sepse populli i tij ende po vuan, shpirti e zemra i kane qare, por eshte mbajtur gjoja po i gezohet festes.

Ai tere diten ka ndejtur ne shtepi, ka pire cigare, ka ofshamur, ka kujtuar shoket e tij te vrare ne burgje e te rene ne beteja per liri. Vone, dikur afer muzgut me zemer te thyer e shpirt te vrare deri ne palce, ka shkuar te varrezat ku pushojne shoket e tij te luftes, por meqe nuk ka pasur para per te blere nje buqet lule, eshte ulur ne dy gjunje dhe ka plasur nga merzia. Lotet nuk i kane dalur, jo se nuk ka dashur te plas e te zhgrehet ne vaj, por se i ka ardhur turp, nga shoket, nga femijet qe i kishte me vete, nga vetevetja. Ne varreza, ai ka takuar edhe shoke tjere, me gjendje me te rende se ai, me fytyra jo te gezuara kur ishin ne radhet e UCK-se, por te zbehura, thuaja se kane dalur nga varrezat. Pak me larg ka pare edhe pushtetar, biznesmen, dallavergjinje, dilingjij, qe poashtu kishin ardhur, jo per te nderuar deshmoret, por per te nderuar veteveten, jo per ti falenderuar deshmoret per lirine, por per te marre ende nga ata, per ti perdhosur e vrare edhe nje here.

 

Ne te vertete qka u festua dje, qka u tha e qka nuk u tha ne tubime e festa ane e kend Kosoves. ?

 

Populli, si popull i dale nga roberia, i rropatur me varferi e me halle, dje ishte munduar te behej kinse po feston, kinse gjithe puna eshte mire edhe pse nuk i kishte as edhe 2 euro ne gjep per te pire nje kafe, e lere me te shkoj me familje dikund per te bere qejfe.

Po pushtetaret, ata te veshur mire me moden e fundit Europiane, me xhipa korb te zinje, me femra te veshura si top modele te Holivudit, dolen shesheve te qyteteve te Kosoves, jo per ta nderuar popullin, te renet dhe deshmoret, por per te treguar forcen e tyre, turpin e tyre, vogelsine e tyre, mjerimin e tyre. Ata ne vend se dje te dilnin krenar para popullit dhe te reneve me rezultatet e arritura ne fushen e teknologjise, ekonomise, arsimit, kultures dhe politikes se drejte, genjyen masat e popullit me retorike boshe, fshihnin gjithqka, madje edhe fytyrat e tyre te shemtuara.

Ajo qka me habiste me se shumti, perseri ishte vete populli. Pse ne si popull, ende me shpirt robi, behemi sikur jemi te lumtur, kur ne fakt jemi me te varferit ne Europe, pse heshtim dhe durojme kur duhet te protestojme, te flasim, te bojkotojme, ashtu siq e kishim zakon te protestojme kunder pushtuesit te eger e barbar Turk, Bullgar, Serb, e kunder cdokujt qe shkeli trojet tona.

A duhet qe ne si popull te zgjohemi nga gjumi, te zgjohemi nga letargjia e rende qe na ka kapluar dhe te fillojme qofte edhe nga sot te mendojme dhe te veprojme per veten tone, ose se paku per femijet tane, qe jane e ardhmja e nje kombi. A duhet qe ne tu themi pushtetareve MJAFT, MJAFT me me rrena, me hajni, me shantazh, me mashtrime.

A ka ardhur koha qe te flasim, sepse duke heshtur ne emer te bashkimit te rrejshem, dikush qe eshte i pafytyre, po na shkel, po na vjedh, po na e pi gjakun tone te derdhur e bere lume ne demonstrata, ne beteja e ne pune te renda rrugeve te mergimit.

Kombi shqiptar, nuk eshte ne rrezik nga anarkia, nga demonstratat, nga mosbindja qytetare, por ai eshte ne rrezik nga pushteti, nga vjedhja q epo i behet cdo dite, nga perulja dhe cnderimi qe po na behet cdo dite ne raport me serbine dhe te huajt. Ne shqiptaret jemi ne rrezik nga nga vetvetja, nga heshtja jone dhe frika se mos po i bejme dem shtetit, duke protestuar dhe duke e folur te verteten. Duke heshtur keshtu ne deshmojme se ende nuk jemi komb qe meritojme lirine, bashkimin, prosperitetin dhe zhvillimin. Duke heshtur keshtu ne nuk mund ta bindim boten e zhvilluar se meritojme te jemi partner te tyre ne BE, se mund te ofrojme dije, kulture dhe pune. Europa kurre nuk do te pranoj brenda saj nje popull qe eshte ne gjume, qe e mashtron veteveten, qe ne pamjen e jashtme eshte shume modern, por ne pamjen e brendshme eshte i varfer, egoist, cikerrimtar, meskin, dashakeqes, i padijshem, i pa arsimuar.

Te gjitha keto dobesi tona qe duhet ti pranojme ne vete, e ngadalsojne zhvillimin tone moral, arsimor dhe ekonomik. Ne duhet te bindim separi veten tone, se nuk jemi kerkah, pastaj te zgjohemi nga gjumi per te punuar bashke me te tjeter. Duhet ta bindim veteveten se gjithe kjo letargji, eshte pasoje e ndejnjes se robit qe ka qene nen sundimin e huaj 600 vjet. Robi edhe kur e fiton lirine fizike, i duhet shume kohe qe te fitoj lirine shpirterore. Prandaj te vetedijesohemi se qe nga sot duhet te punojme per liri shpirterore mes nesh, te pajtohemi separi me vetveten, te duam shtetin tone me pune dhe vepra, pastaj te kerkojme edhe nga te tjeret qe te na respektojne dhe pranojne si komb i vjeter dhe i barabart ne familjen tone qe na takon Europiane, demokratike dhe me tradite te lashte.

18 shkurt 2013

 

Shkruan : Mr.sc. Metush Zenuni

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu