Shqipria dhe Kosova mbeten pa President

0
906

Respekt të veçantë për qytetarët esnaf, trima e bujar që mbi çdo gjë respektojnë kombin e vet, pa bër asnjë dallim mes shqiptarëve të tëra viseve të atdheut tonë. Respekt të veçantë për fshatarët tan të vyeshëm, fisnik e patriot që kanë qen dhe kanë mbet krenaria e kombit. Por, këtu sot do flas për disa që nuk janë as krenaria e qytetit e as krenaria e fshatit. Do të flas për brengat e çdo shqiptari për fatin e kombit dhe të atdheut të vet, që ka ra në duar të matrapazëve malokë e urbanë dhe të mafisë ndërkombëtare. Andaj ata që nuk e kanë mizën pas veshit kjo fare nuk ju përket!

Në javën fundit të Korrikut me të nxehtën e vitit 2012, kur temperatura preku 40+, njerëzve nuk iu ndihmon as uji ftohte nga kroi i akullit dhe as hijet e renda të mrrizave të Gërmisë për ta ngop organizmin e vet me ajër. Ajri i kontaminuar me gazra helmuese e pluhur, uji i ngarkuar me uran te varfëruar nga bombardimet dhe me klor, veshët e ngarkuar me zhurme automjetesh ditë e natë. Pos diellit, mbi kokat e qytetarve po përcëllon edhe SAÇI I POLITIKËS, të mbi 100 Partive Politike parazite të shtrira anëmban atdheut, që si mikrobe e ushejza, popullit të vet po i marrin pak nga pak nga jeta e tij. Ushujzat fryhen e fryhen sa nuk plasin nga sefaja, derisa populli po dergjet pa ujë, pa spitale, pa barna, pa pune e pa perspektive për ditën e nesërme.

Të rinjtë qytetar studiojnë dhe në fund me tituj shkencor të Magjistrave sillen rrugëve dhe janë të kënaqur nëse gjejnë punë si shërbyes i kafiterive të pa fund të kasabasë së kryeqytetit. Në të njëjtën kohë me sytë vet i shohin farefisin analfabet të një filan pushtetari nga filan fshati duke punuar nëpër të gjitha zyrat e pushtetit në “SHEHËR”. Duke i lan tokat e veta shterp, ata vine e ua zënë vendet e punës te tjerëve në qytete! Meshkujt i kanë zane istikamet në “hyqymet” ndërsa gratë e tyre në posten e Prishtinës!

Po mendoj se edhe në qytetet tjera nuk është asgjë më mirë. Pushtet ky që i la fshatrat shkret dhe i shkatërroi qytetet me ndërtimet të egra deri në shëmim. Nëse hapen “tefteret” e statistikave dhe kontrollohen vendlindjet e të punësuarve në administratën shtetërore, që nga bashkësitë lokale e deri në parlament del se mbi 80% janë të lindur në fshatra. Pra del se qytetarët janë shtresa më e diskriminuar në Republikën (fshatare) të Kosovës. Republika e Kosovës është vetmi vend ne Botë ku Mjeku mundet me u be Ministër i punëve të Brendshme e Oficeri i Policisë me u bë Ministër i Mjekësisë! Kështu po qe në parti, edhe pse nuk je ekspert mundesh me u bë ministër. Por, po qe ekspert e nuk je ne parti, mundesh me bredh rrugëve, sepse BOSSI nuk ka nevojë për ekspert por për marioneta të dëgjueshme!

 

Nga Abdullah Prapashtica

ADMINISTRATA REPUBLIKANE NË KRYEQYTET PA AS NJË PRISHTINAS

Këto ditë pata pune në disa ministri në Prishtinë. Për habinë time nuk e takova as një qytetare të Prishtinës në ato ministri. Dola në qytet dhe para Teatrit Kombëtar gati sa e theva qafen nëpër gropa. Këpucët e mija të reja për 50 metra u bënë të vjetra derisa ecja nga Parlamenti e deri te Hotel Iliria. Hotel Iliria kishte konvertua në diçka tjetër. Nga jashtë dukej gjysmë orientale e gjysme Evropiane, mu si sikur figura e Esat pash Toptanit, që në Paris shkoi poshtë me shallvare turke e lart me sako evropiane. Nga kureshtja hyra brenda në Hotel Iliria dhe atje me priti befasia e tret, sepse aty vinte ere temjani ortodoks nga mobilet ruse.

Dola sa ma shpejt nga Hotel Iliria që ma kujtoi shumë Hotel Moskën në Beograd nga koha kur studioja atje. Deri sa un po dilja nga porta aty hyn disa goca me flok të gjata e me mend aq të shkurtra sa dukej çart se i kishin harruar te brendshmet në shtëpitë e tyre – pa zot shtëpie! Në Hotel Moska në Prishtinë po i pritnin ashikët pleq të Bashkimit Evropian Sovjetik! Ahh, si na e përsëriti Sollana kohën e Stalinit e të Titos edhen një herë në Prishtinë!

Nga platoa e Hotel Moskës në Prishtinë pash për ballë figurën e vogël e te kërrusur të NËNË TEREZES së MADHE e cila e mbante mbi supet e veta të vogla foton gjigante të kryeministrit. Të ati kryeministri i cili me kushtetutë e me ligje emërohet e shkarkohet nga Parlamenti e Presidenti, por si tha Ambasadori jo fort i nderuar i quajtur SMS: “… filan filani e ka lutë me përulje kryeministrin, me e emërua për President…”. Pra, në “demokracinë alla Brukselqe” të diktaturës autokratike sovjetike – perëndimore, Kryeministri e emëron Presidentin e Parlamentin, e jo anasjelltas si është e shkruar në kushtetutën e mjerë të Ahtisarit.

JETA NËN RITMIN E TERRORIT MUZIKOR TË BABALLARVE TË PUSHTEIT KOMUNAL

Në gjep e ndjeva dridhjen e telefonit por zilen nuk e dëgjova fare, edhe pse e kishte të lëshuar zërin deri në fund. E nxora telefonin dhe e vura në vesh, por nuk dëgjova as gjë. Sepse në sheshin e NËNË TEREZËS dridhej toka nga terrori muzikor. Njerëzit flisnin mes veti me gishta sepse as kush as ke nuk e dëgjonte.

Baballarët komunal të Prishtinës jetime i lejojnë koncertet në qendrën e Prishtinës si diçka kulturore, por që në të vërtetë është antikulturë. Koncertet e hapura normalisht do të duhej të mbahen larg nga qyteti se paku 5 kilometra. Në Evropën e qytetëruar koncertet e hapura mbahen 5 kilometra jashtë vendbanimeve. Sepse, ky ashtuquajtur “koncert” e rrezikon seriozisht shëndetin e njerëzve.

Kjo ndotje akustike është terror psikologjik ndaj të vegjëlve, ndaj të moshuarve dhe ndaj të rriturve që janë qenie normale njerëzore. Njerëzit që banojnë në qendër të Prishtinës, nuk i pyet askush se a kanë rast vdekje, a kanë te sëmur apo fëmijë që duhet të flenë, apo njerëz qe posa kanë ardhur nga puna dhe duan të pushojnë. Korzoja e Prishtinës është shndërrua në treg ku nuk shiten vetëm derrat dhe ku qeni të zotin nuk e njeh!

U ktheva mbrapsht dhe ika nga kjo “muzikë”, si prej djallit! Në sheshin Skënderbe mbeta me goje hapur. Skënderbeu nuk ishte në sheshin e vet. Dielli shndriste me krejt fuqinë e vet por mua mu terrua para syve. Skënderbeun e kishin shmang anash dhe sheshin e kishin bë rrëmujë, në emër të rregullimit.

Komuna e Prishtinës i kishte investua mbi 6 milion në një sheshe i cili ka mundur të qëndroi edhe 10 vite ashtu si ka qene dhe ata 6 milion euro është dashur me i investua në hapjen e vendeve të punës, në spitale, në barna, në ngrohtore, në varreza të dinjitetshme të qytetit etj. dhe jo të investohen në kulte të rrejshme të liderëve politik. Kualiteti i jetës ka rendis me shumë për jetën e qytetarëve se sa shtatoret e liderëve të partive politike. Sheshet nuk mundet me qenë më me rendësi se sa jeta qytetareve të Prishtinës. Pos kësaj aty e ka vendin vetëm Skënderbeu dhe askush tjetër.

Por, ja se baballarët e komunës së Prishtinës me parat tona po duan të ia n´grisin ish kryetarit të partisë se vet një përmendore, edhe pse të gjithë qytetaret nuk kanë njësoj respekt për te. Pastaj kur në Prishtine të fiton votat një parti tjetër, ajo e rrezon këtë përmendore dhe në vendin e saj e ngrehin një përmendore të liderit të vet partiak, dhe kështu deri në pa fund. Mirëpo, vet qytetarët e dini se ky investim nuk behej për respekt ndaj ish liderëve, por në emrin e tyre me tepër për vjeljen e tenderëve nga baballarët e korruptuar komunal që u pasuruan e po pasurohen në kurrizin e fatkeqësive të popullit te vet. Mjafton me e krahasua pasurin e tyre para 1999 dhe tani me 2012 dhe me pa se janë hajna! Sepse me punë të ndershme atë pasuri nuk kishin mundur me e krijua edhe sikur te jetonin dy jeta!

KOMUNA E PRISHTINËS PO I VARROS QYTETARËT E VET TE PRRONI I KEQ

Dikush me thirri në emër. Ishte një zë i dashur që mi theu mendimin të trishtuara. Mendja me fluturoi nga gëzimi që me solli ky zë i dashur. Takova një shok të femërisë që nuk e kisha pa me dhjetëra vite. Te dy ishim të lindur prishtinas, por ne as njeri me nuk po njihnim qytetin ton të lindjes. Filluam t´i ankohem njeri tjetrit për qytetin e vrarë në besë nga ardhacakët që e thyen harmonin qytetare.

Miku im tha: “Prishtinës po duket sikur me i pas ra mortaja..”! Ihhhaa, sa moti nuk e kishe dëgjua ketë shprehje. Vendosem të ikim nga zhurma e qytetit. Po e pyes shokun tim sikur kur ishim te vegjël: “..kah po shkojmë…?” Ai tha: “… qetësi mundemi me gjet vetëm te varrezat…”! Çfarë ideje gjeniale! Morëm një taksi dhe shkuam te varrezat me i vizitua varret e të afërmve tan dhe të çmallemi në qetësi. Aty janë të varrosur edhe prindërit e prindërve të mi. Pastaj do të uleshim diku në kodrën e Arbërisë të pimë kafe dhe të sodisim qytetin nga lart. Menduam se atje nuk ka zhurmë, nuk ka pluhur, nuk ka fytyra ardhacakësh arrogant e tje.

Deri sa taksi po ecte me tempo të breshkës, uni shoqja nga dritarja RRJETIN ELEKTRIK QE ISHTE THURRUR SI RRJETI I MARIMANGES GJIGANTE! Vdekja po shtrihej mbi kokat e çdo qytetari! Do të ishte shumë më shumë me rëndësi me futur rrjetin elektrik nën dhe se sa me ndërtua shtatore të vdekura mbi dhe te atyre që edhe kur kanë qenë gjallë, kanë jetua si të vdekur!

Në varreza njeriu nuk mundet të mos jetë i pikëlluar. Por atë që pamë në varrezat e Prishtinës ishte diçka e trishtueshme. Së pari varrezat ishin rrite në pa fund dhe e dyta njerëzit ishin varrosur në PRRONIN e keq të largqoftit! Bile edhe disa njerëz të merituar ishin varrosur te përroi i keq. Edhe në varreza kishte pa drejtësi! Logjikisht do të ishte që ata që kanë lind ne fshatra të varrosen në fshatra, sepse atje ka më shume vend se në qytete dhe pasi atje i kanë varrezat e te parëve të vet. Kjo do të lehtësonte shume varrezat e qyteteve.

Unë personalisht kam kalua gjysmën e Botës, prej Damaskut e deri në Stokholm, por as ku në Botë nuk, kam pa njerëz të varrosur në përrua, si në Prishtinë. Baballarët e Komunës së Prishtinës e kishin bere një krim ndaj të vdekurve dhe ndaj familjarëve të tyre. Habia e jon ishte e dyfishtë! Së pari pse komuna e ka bë këtë krim ndaj të vdekurve dhe ndaj familjarëve të tyre dhe së dyti ishim të befasuar pse durojnë qytetarët që më të dashurit e tyre të i varrosen te PRRONIN i KEQ i Prishtinës!

Pamë edhe varreza të rrethuara me shufra metali të mprehta si ato të burgjeve. Po të vdekurit nuk ikin ore të mjerë! Pamë përmendore luksoze dhe varreza te varfanjakëve pa një guri te koka! Për këto padrejtësi ndaj të vdekurve ishte dashtë të nxjerrët një Ligj i Varrezave me të cilin Drejtoria e Varrezave do të kërkonte taksa nga familjaret e të vdekurve për rregullimin e përmendoreve dhe për mirëmbajtën e varrezave, që në varreza të ketë rregull e drejtësi dhe barazi mes të vdekurve. E jo dikush të varroset te PRRONI I KEQ e dikush në varrezat e vjetra të qyteti në kodër, përmes të korruptimit të baballarëve komunal! Nga tronditja se di si më erdhi një fjalë në gojën time dhe pëshpërita: “… Zoti u dhashë hakun… edhe atyre qe veprojnë mirë edhe atyre që veprojnë keq…”! Shoku qe e kisha pranë me pyeti se ku gjeta një fjali të vetme për mallkim dhe bekim!!? Por, unë heshta!

Edhe pse baballarët komunal i kanë rezervua varrezat e veta ku është me se miri, kam droje se nëse vazhdojnë kështu, një ditë qytetaret e Prishtinës kanë me i varrose ata të gjallë në PRRONIN E KEQ. Atje ku kullojnë e ku kundërmojnë ujërat e zeza të kufomave. Por, unë në varrimin e tyre nuk do të marr pjesë, sepse ata nuk e kanë meritua respektin tim as kur varrosen në PRRRONIN E KEQ të Prishtinës!

Republikat pa Presidentë dhe pa Parlament shndërrohen në diktatura autokratike të kryeministrave

Kthehem i lodhur në shtëpi dhe filloj me i dëgjua lajmet. Lajmi i par mbi presidenten ilegale ! Presidentja përkohshme e dal nga zarfi, dëshiron të behet presidente e përjetshme e Republikës të Kosovës!

Ambasadori i SMS-ave, si garant i marrëveshjes për presidenten e përkohshëm mes kryetarëve të partive, i pari e theu vet marrëveshjen dhe dëshmoi se ajo kishte qen vetëm një mashtrim e tradhti ordinere. Pas referendumit për vetëvendosje të premtuar në Rbambuje, që nuk u mbajt kurrë, kjo ishte hera E DYTE QË KOSOVA PO PREHEJ NE BESË! Ambasadori i SMS-ave e futi Gjykatën Kushtetuese në loje dhe kur Gjykata Kushtetuese e dha mendimin e ve jo obligativ, ai hartoi vet AKTGJYKIMIN e saj në favor të shkeljes se marrëveshjes, në po atë formë si u imponua dhunshëm para deputetëve Deklarata për përkrahjen e Planit te Ahtisarit me 5 prill 2007, dhe e cila nuk u lejua nga sundimi i huaj kolonial as që të përkthehet fare në gjuhën shqipe.

Pra, mashtrim nuk u bë vetëm ndaj kryetarëve të partive politike, por mashtrim u be ndaj deputetëve dhe ndaj popullit të Kosovës duke ju imponua një presidente e cila nuk ka kur far meritash dhe e cila nuk ka kalua neper procesin zgjedhor fare, përveç të skenës teatrale të emërimit të saj të dhunshëm. Kryeministri u pajtua me Ambasadorin e SMS-ave dhe me Zhbogarin e BE e ambasadorin Francez, sepse kështu ai është vet kryeministër i përjetshëm, bile është vet edhe “president edhe parlament”.

Po kështu veproi edhe Kryeministri i Tiranës me emërimin e PRESIDENTIT nga partia e tij pa opozitën . Tani Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë mbeten pa PRESDENT fare, sepse populli ata nuk i njeh për president. Tirana e Prishtina mbeten edhe pa parlament sepse Presidenti dhe kryeparlamentaret janë marioneta të kryeministrave të përjetshëm.

Kësaj radhe diktatura autokratike ia kaloi ish regjimeve diktatoriale pseudokomuniste. Zotë, shpëtoje kombin e atdheun ton prej mashtruesve të tillë, sepse demokracia nuk mundet të realizohet me mashtrime. MASHTRIMI e TRADHËTIA janë vëlla e motër! Këtë e din populli dhe këtë duhet ta dinë edhe vet MASHTRUESIT e TRADHËTARËT! Përmenda disa herë Zotin sepse e kam humbur besimin te njerëzit!

Po afrohej agimi dhe unë nuk kisha vu sy në gjumë. Ylli i dritës po e paralajmëronte ditën e re. Qielli filloi të skuqej në lindje dhe kjo paralajmëronte një vape të madhe. Vegjëlia po ashtu ka fillua të zgjohet! Një ditë vapa politike do te është edhe me madhe për ata qe u pasuruan në kurrizin e varfërimit të popullit te vet! Më zuri gjumi dhe pash ëndërr rininë ton tek po e korrte grurin nën ritmin e këngëve të veta për luftëtarë e lirisë! Kur të ju këndon rinia trimave të kombit fillon zgjimi i popullit. Atëherë vjen sahat me u dridh paria!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu