Shqiptarët e Kosovës nga Grupi i Kumanovës janë masakruar nga forcat maqedonase!

0
766

Grupi

Ka përfunduar autopsia në trupat e pesë luftëtarëve të rënë në betejën e Kumanovës, më 9 e 10 maj. Ekspertiza është bërë për Beg Rizajn, Xhafer Zymerajn, Arben Rexhajn, Samid Kastriotin dhe Valon Kabashin.

Këtë lajm për media e konfirmoi eksperti i mjekësisë ligjore dr. Arsim Gërxhaliu. Për nesër (24 maj) është paraparë të bëhet autopsia për Mirsad Ndrecajn, Turgai Gashin, Hysen Rushitin dhe Fatlum Vishesellën.

Ekspertiza ishte paraparë të kryhet për të gjithë luftëtarët gjatë ditës së sotme, por ajo u ndërpre për të vazhduar nesër. Shkaqet e shtyerjes ishin të natyrës objektive. Varrimi i Beg Rizajt është paraparë të bëhet të dielën, në orën 16:00, në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan të Deçanit, ndërsa varrimi i tetë luftetarëve të tjerë në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, të martën, në orën 17:00.

Merret vesh se analizat e para flasin për atë që forcat maqedonase i kanë masakruar ata qoftë në formë ekzekutimi por edhe pas vrasjes së tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu