Lidhja Qytetare Shqiptaro – Amerikane dhe shoqatat e tjera brenda këtij muaji do t’i dorëzojnë Kongresit Amerikan një rezolutë për çështjen shqiptare në Maqedoni.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencit e lajmeve, të cilat mësojn se rezoluta e titulluar “çështja e pazgjidhur shqiptare në Maqedoni” do të dorëzohet nga ish-kongresisti Joe DioGuardi dhe veprimtarët e shoqatave dhe komuniteteve shqiptaro – amerikane nga disa shtete.
Rezoluta e hartuar u është dorëzuar edhe personaliteteve të njohura amerikane, që kanë mbajtur pozita të larta në administratën amerikane.
“Ky aktivitet politik përkon edhe me aleancën e re politike ndërshqiptare të promovuar ditëve të fundit në Maqedoni, për një bllok politik midis forcave politike shqiptare kundër politikave diskriminuese institucionale në Maqedoni”, theksuan nga LQSHA dhe shoqatat e tjera shqiptaro – amerikane.