Shqiptarët e veriut, më të diskriminuarit

0
836

Faruk Mujka

Shqiptarët që jetojnë matanë Ibrit janë qytetarët më të diskriminuar dhe më të harruar nga shteti i tyre. Për më keq, ata nuk shohin asnjë shenjë ndryshimi pozitiv në këtë drejtim.

Pos problemeve ekonomike rreziku kryesor për ta është mohimi i ardhmërisë së tyre në trojet ku janë lindur dhe kanë jetuar. Kështu është shprehur Faruk Mujka, kryetar i Qendrës së Lëvizjes “Vetëvendosje” në Mitrovicë. Sipas Mujkës, me funksionalizimin e “Zajednicës” dhe kolonizimit të veriut me serbë të ardhur janë rreziqet kryesore për mbijetesën e shqiptarëve në veri.

Sipas tij, janë pesë sfida në vazhdim me të cilat Republika e Kosovës duhet të merret seriozisht nëse dëshiron integrimin e veriut dhe funksionimin e shtetit ligjor me barazi për të gjithë: “Zajednica” nuk i lejon shqiptarët të jetojnë apo të kthehen në veri.

“Themelimi apo funksionalizimi i ‘Zajednicës’ i vë shqiptarët në veri para një situate tepër të papërshtatshme sepse automatikisht i bënë qytetarë të rendit të dytë”, ka thënë ai, duke shtuar se sipas Marrëveshjes së 25 gushtit, “Zajednica” do të merret vetëm me problemet e serbëve, ndërsa fatkeqësisht ekzekutivi aktual i pjesës jugore të Mitrovicës i konsideron shqiptarët në veri si qytetarë të një komune tjetër dhe i udhëzon që problemet e tyre t’i zgjidhin në Komunën e Rakiqit apo te Lista “Srpska” dhe rrjedhimisht në Beograd..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu