Shqiptarët heqin barrikadën ne Mitrovice

0
840

(E plotësuar) – Banorët shqiptarë të fshatrave në komunën e Leposaviqit, pas përpjekjeve të dështuara të qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve për t’i zhvendosur ato, janë organizuar dhe kanë ndërmarrë nisma personale për lirimin e rrugëve.
Si njofton Top Channel, banorët shqiptarë kanë ndërhyrë me ekskavator për të hequr një barrikadë që izolonte fshatrat Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë të Vllahisë. 
Ndërhyrja është bërë në prani të forcave të KFOR-it, të cilat përgjatë gjithë kohës nuk kanë ndërhyrë për të ndaluar shqiptarët.
Rruga në këtë zonë u bllokua mbrëmjen e së enjtes pas deklaratave të zv/kryeministrit Hajredin Kuçi, i cili la të hapur mundësinë e një aksioni të ngjashëm me atë të 25 korrikut të vitit të kaluar. 

13:35 Serbët bllokojnë tri fshatrat shqiptare të Leposaviqit

Leposaviq, Bistricë, 13 prill – Grupe serbësh kishin vendosur sot, në orët e hershme të mëngjesit barrikadë në rrugën që shpie për në tri fshatrat shqiptare të komunës së Leposaviqit, njofton korrespondenti i “Kohës Ditore” nga Mitrovica. Vendosjen e barrikadave në rrugë e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi i tri fshatrave shqiptare, Haki Imeri. Sipas tij, grupe serbësh të premten, në orët e hershme të mëngjesit kanë vënë barrikada me rërë në vendin e quajtur Kamenicë, pikërisht aty ky rrugët për tri fshatrat shqiptare të Leposaviqit – Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë të Vllahisë, ndahet nga magjistralja e Ibrit. Sipas pohimeve të Imerit, sot, në orët e mëngjesit, një kombibus, që qarkullonte për në këto tri fshatra, ka parë se rruga ishte e barrikaduar, prandaj ishte  kthyer thatë për në Mitrovicë. Udhëtarët, banorë të këtyre fshatrave, janë detyruar të shkojnë në këmbë në shtëpitë e tyre, të cilat nga pika e barrikadimit janë larg mbi 7 kilometra.
Këta banorë tash mund të përdorin vetëm rrugët nëpër Shalë të Bajgorës, të cilat aktualisht s’mund të shfrytëzohen për shkak të grumbujve të borës, që ende nuk janë shkrirë në disa pjesë. Tash vështirë se ka mundësi që edhe mësimi të mbahet, pasi që arsimtarët udhëtojnë nga Mitrovica, sikurse edhe mjekët, thotë përfaqësuesi i tri fshatrave.
Burime të gazetës kanë theksuar se i ashtuquajturi Shtab serb i Krizës në veriun e Kosovës ka dhënë urdhër që kjo rrugë të bllokohet, meqë, sipas tyre, këtë rrugë mund ta shfrytëzuakan pjesëtarët e ROSU-s, KFOR-it dhe EULEX-it. 
Mbylljen e kësaj rruge me barrikada të rërës për në tri fshatrat shqiptare të Leposaviqit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në Mitrovicë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu