Shqiptarët në Mal të Zi protestojnë nesër, kërkojnë të drejtat e tyre

0
927

Shqiptarët në Mal të Zi do të protestojnë sërish për të drejtat e tyre. Në një njoftim nga Unioni i pavarur i studentëve shqiptar nga Mali i Zi, dega (Plavë Guci), thuhet se në bashkëpunim dhe bashkërendim me shoqatat shqiptare në SHBA do të organizohet protestë paqësore në Plavë me datë 08.04.2014 me moton ”JEMI KUNDER POLITIKËS AKTUALE TË QEVERISË MALAZEZE” , ”KËRKOJM TË DREJTAT TONA”.

“Të nderuar bashkatdhetarë u bëjmë thirrje që të na bashkëngjiteni të gjithë pa dallim, i bëjmë thirrje çdo qytetari nga Plavë Gucia që në mënyrë demokratike dhe paqësore të jen në protestën e organizuar nga rinia studentore”, thuhet në njoftim te nënshkruar nga Memë Balidemaj, kryetar ne UPSSHMZ- dega Plavë Guci .

Protesta do të filloj para hyrjes së shkollës ”BEQO BASHIQ” Plavë në ora 13:00 duke vazhduar marshimin drejt komunës së Plavës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu