Shqiptarët në Malë të Zi do të protestojnë kundër diskriminimit

0
453

Protestat e Shqiptarve ne malin e Zi

Shqiptarët në Mal të Zi kanë bërë thirrje për një protestë për të premten e kësaj jave, kundër diskriminimit të tyre.

Krejt këtë ata e bazojnë në aktin më të lartë juridik, Kushtetutën e Malit të Zi, neni 79 “Mbrojtja e Identitetit kombëtar”, nenin 80 që ndalon asimilimin, dhe ligjet ndërkombëtare që garantojnë të drejta të barabarta pa marrë parasysh gjininë, kombësinë, fenë apo ngjyrën.

Ata kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre themelore për arsimim të denjë si shqiptar, popull autokton në Mal të Zi:

1. Nxënësit shqiptar në Mal të Zi kanë shumë pak, për të mos thënë aspak apo të cunguara njësitë mësimore nga identiteti kombëtar i shqiptarëve

2. Gjuha amtare shqipe edhe pse përdorimi i saj është i garantuar me ligj e nuk zbatohet në praktik nëpër të gjitha dokumentet shkollore, mbledhjet apo aktivitetet tjera në shkollë

3. Politika dhe centralizimi ka lënë jashtë shqiptarët nga procesi, filluar që nga Ministria, drejtimi i institucioneve shkollore dhe ato vendimmarrëse

4. Shkollat, në veçanti paralelet e ndara në zonat rurale ku mësojnë nxënësit shqiptarë, janë në gjendje shumë të keqe dhe nuk plotësojnë kushtet për zhvillimin e mësimit

5. Tekstet shkollore, në veçanti libri i historisë, është diskriminues dhe ofendues, e po ashtu ai i kulturës muzikore

Në njoftimin e tyre për media, ky grup thekson se këto janë vetëm disa prej anomalive që rëndojnë arsimin e nxënësve shqiptar në Mal të Zi, duke kërkuar që fëmijët e tyre, nxënësit shqiptarë të mësojnë si shqiptar, duke mësuar për historinë, këngët dhe kulturën kombëtare në tekstet e tyre shkollore, e që tekstet shkollore aktuale të zëvendësohen me botimet e Prishtinës deri në hartimin e teksteve të reja ku do ishin edhe shqiptarët pjesë e këtij procesi.

Përpos qytetarëve, ky grup fton edhe politikanët shqiptarë dhe subjektet politike kombëtare, që të deklarohen dhe t’i hapin rrugë simpatizuesve të tyre për mbështetje.

Protesta do të organizohet të premten më 14 nëntor ora 11:00 para objektit të Komunës së Ulqinit, ku po ashtu do të bëhet edhe nënshkrimi i një peticioni me të cilën vlerësojnë se është për dinjitet dhe nënshkrim kundër diskriminimit.

Protest e Shqiptarve ne Plave

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu