Shqiptarët në Maqedoni duhet të formojnë Kuvendin e tyre

0
540

protesta-shqiptare

Analisti dhe publicisti Nijazi Muhamedi thekson për INA se shqiptarët në Maqedoni kanë nevojë urgjente për rifillim politik dhe thirrjes së një Kuvendi (Kongresi) të shqiptarëve në Maqedoni, që do të ishte një organizëm i përfaqësimit me legjitimitet kombëtar dhe mbipartiak të shqiptarëve.

“Udhëkryqi politik i shqiptarëve në Maqedoni kapërcehet vetëm përmes një rifillimi politik, duke subjektivizuar politikisht shqiptarët përmes thirrjes së një Kuvendi (Kongresi) të shqiptarëve në Maqedoni. Që do të ishte një organizëm përfaqësimtar me legjitimitet kombëtar e mbipartiak. Ky Kuvend do të miratonte një opsion politik dhe do të zgjidhte përfaqësuesit që do të bartnin këtë opsion. Çdo rrethrrotullim politik i mëtejm në boshësi e në plogështi dhe heqje zvarrë do të çonte drejt greminës së zhbërjes së rëndë politike të shqiptarëve”, deklaroi për INA, publicisti dhe autori i Opsionit politik shqiptar në Maqedoni, Nijazi Muhamedi. (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu