Shqiptarët në Serbi “nën-minoritetet”

0
647

SONY DSC

Lëvizja Vetëvendosje! (VV) ka shprehur shqetësimin e saj për vazhdimin e shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

“Së fundi kemi mësuar për padinë e ngritur nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, e cila kërkon të akuzojë shqiptarët vetëm për shkak se në qytetet e fshatrat ku ata jetojnë, përdorin si simbol dekorues dhe identifikues flamurin kombëtar shqiptar me rastin e festës kombëtare. Përdorimi i flamurit kombëtar është një e drejtë të cilën shqiptarët nuk e kanë braktisur kurrë, as në momente më të vështira të historisë së tyre në shekullin XX. Këtë të drejtë shqiptarët nuk do të lejojnë që ta shtypë as Serbia e shekullit XXI”, është thënë në komunikatën e kësaj lëvizje.

Sipas VV-së, nisja e procedurave ligjore ndaj Ilirian Jusufit, vetëm për shkak se ky e ka stolisur biznesin e vet me flamurin kombëtar në 28 nëntor, nuk është gjë tjetër veçse shprehje e lirisë të konfirmuar në konventat ndërkombëtare nënshkruese e të cilave është edhe Republika e Serbisë. “Por, Republika e Serbisë me sa duket e konsideron shfaqjen publike të flamurit shqiptar si prishje të rendit publik. Ky shtet vijon të jetë armiqësor ndaj shqiptarëve, dhe shtypës i identitetit, lirive e të drejtave të tyre, duke përdorur metoda tashmë të vjetruara. Kjo nuk është hera e parë që autoritetet e Serbisë keqtrajtojnë simbolikën kolektive të shqiptarëve vendas, dhe një rast tjetër shqetësues ka qenë heqja me dhunë e lapidarit të UÇPMB-së, me të njëjtin arsyetim”, është thënë në vazhdim të kësaj komunikate.

Lëvizja Vetëvendosje! ka shtuar tutje se situata e shqiptarëve në Serbi është në kontrast të dukshëm me situatën e serbëve në Kosovë, të cilët falë politikave ndërhyrëse të Serbisë, falë paaftësisë së pushtetarëve të Kosovës dhe falë diskriminimit në Bruksel, janë shndërruar tashmë në një super-minoritet. “Serbët në Kosovë jo vetëm që gëzojnë të drejtat që nuk i kanë shqiptarët në Serbi, përdorin simbolet e tyre, shkollohen në gjuhën e tyre, etj. por gëzojnë edhe liri e të drejta që asnjë minoritet nuk i gëzon, dhe asnjë konventë nuk i parashikon. Ata janë më pak se 5% e popullatës, dhe gradualisht po forcojnë kontrollin e tyre në afër 20% të territorit, përmes një procesi që nisi me decentralizimin dhe po përfundon me asociacionin. Ky kontrast, kjo asimetri është e padurueshme. Super-minoritetet dhe nën-minoritetet janë koncepte që sfidojnë barazinë dhe reciprocitetin”, është thënë në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje!.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu