Shqiptarët së shpejti në protesta në Maqedoni

0
765

protesta-ne-shkup

Në Maqedoni, lëvizjet e reja opozitare politike po shqyrtojnë opsionin e protestave masive shqiptare, informon INA.

Ky do të jetë front i dytë por i ndarë i protestave antiqeveritare dhe në fokus do të ketë opsionin shqiptar.

Këto protesta do të organizohen kryesisht nga lëvizjet e reja politike, ndër të cilat përmendet Lëvizja politike e Ziadin Selës.

Kreu i kësaj partie gjatë qëndrimit në Uashington ka diskutuar edhe për këtë çështje, ndërsa diaspora shqiptaro – amerikane ka kërkuar që shqiptarët urgjentisht duhet të dalin në protesta antiqeveritare për të mbyllur të gjitha dilemat që kanë të bëjnë me çështjen e protestës ose jo, informon INA.

protesta-ne-shkup2

Në këtë vijë pritet të jetë edhe Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) e cila ka finalizuar marrëveshjen e koalicionimit me Lëvizjen për reforma në PDSH. Por pritet që protestat e tilla të përkrahen edhe nga Lëvizja “Besa”.

Protestat do të fokusohen kundër koalicionit aktual qeverisës VMRO-DPMNE dhe BDI, ndërsa në agjendën kryesore do të shpalosen kërkesa për largimin e qeverisë aktuale si dhe kërkesa kanë të bëjnë me çështjen e shqiptarëve, si zbardhja dhe lirimi i të burgosurëve shqiptarë nga proceset e montuara si “Monstra”, “Sopoti” etj, avancimi i statusit të shqiptarëve përmes kërkesave kyçe për barazi, monitorim dhe përkrahje të bashkësisë ndërkombëtare për reforma reale si dhe integrimi i shpejt i vendit në strukturat evroatlantike, etj.

Protestat e qeta dhe demokratike po përkrahen masivisht edhe nga diaspora shqiptare në Evropë. Ditëve të ardhshme pritet të shpalosen qëndrime konkrete sa i përket opsionit të këtyre protestave. (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu